Detajet e krizës politike që po trondit Gjermaninë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë po planifikon të mbajë bisedimet e tentativës së fundit me Kancelaren Angela Merkel pas kërcënoi se do jepte dorëheqjen në shenjë proteste ndaj politkave të migracionit të saj.

Horst Seehofer drejton partinë e Bashkimit Social Kristian bavarez (CSU), një parti kyçe në koalicionin e zonjës Merkel.

Ai argumenton se policia duhet t’i kthejë mbrapsht emigrantët në kufirin bavarez, nëse ata kanë kërkuar azil gjetkë. Por zonja Merkel i qëndron marrëveshjes së gjerë të Bashkimit Europian.

Bisedimet e krizës Merkel-Seehofer janë përcaktuar të zhvillohen sot në orën 17:00.

Ka pak gjasa që të ketë një kompromis, raporton gazetarja e BBC në Berlin, Jenny Hill. Risku për zonjën Merkel është që Seehofer të nxjerrë CSU-në nga koalicioni, duke e lënë atë pa shumicën e parlamentit.

 

Si rodhën këto ngjarje?

Të dielën në darkë, Bashkimi Demokrat Kristian (CDU) kaloi një rezolutë që mbështeste qëndrimin e saj mbi migrimin.

Sekretari i përgjithshëm i CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se partia besonte që një zgjidhje europiane ishte e nevojshme.

Pastaj u shfaqën raportime nga CSU- simotra bavariane e CDU- se zoti Seehofer ishte shprehur se do tërhiqej nga të dy pozicionet, si nga ministër i Brendshëm ashtu edhe nga kryetar partie.

Zoti Seehofer u ankua gjatë një takimi me zyrtarët më të lartë të CSU se ai kishte patur një bisedë jo të frytshme me zonjën Merkel të shtunën, kur ata diskutuan një marrëveshje të re të BE për migrimin, thanë burimet.

Figura veterane të partisë u munduan ta bindin zotin Seeehofer që të mos dorëhiqet, përfshirë kryetarin e grupit parlamentar të CSU, Alexander Dobrint. “Ky është një vendim që unë nuk mundem ta pranoj,” është raportuar të ketë thënë Dobrindt.

Në orët e mëngjesit të së hënës, kryetari i partisë njoftoi se ai kisht rënë dakort të mbante bisedimet finale me CDU si një obligim në interes të vendit dhe të koalicionit.

 

A është kjo një luftë pushteti?

Po. Aleanca CDU-CSU ka zgjatur për dekada, por mund të ndahet për këtë arsye, në një moment kritik për të dyja partitë.

Zgjedhjet e shtetit bavarez do të mbahen në tetor dhe partia Alternativa e Gjermanisë (AfD) është një kërcënim për të dyja partitë.

AfD u fut në parlamentin gjerman për herë të parë vitin e kaluar, duke fituar 94 vende. Suksesi i saj u bazua në një retorikë të rreptë anti-emigracion, duke e sulmuar vendimin e zonjës Merkel për të lejuar të hyjnë më shumë se një million azilkërkues në vitet 2015-2016.

Gjithsesi, rezultatet e sondazheve kanë treguar se bavarezët janë më të kënaqur me zonjën Merkel se sa me kryetarin e CSU, duke e dobësuar pozicionin e zotit Seehofer.

Një sondazh i ri nga RTL- TV sugjeron se mbështetja ndaj CSU ka rënë me 4.5 % në Bavari që nga zgjedhjet e 2017-tës dhe ka rënë në nivelin 34 %. Në rang kombëtar partia ka rënë në 5 %- që është kufiri për të hyrë në parlament- në vend të 6.2 % që ishte më parë.

CDU është marxhinalisht në rënie në shkallë kombëtare deri në 26 %, tregojnë sondazhet.

 

Cili është qëndrimi i zonjës Merkel?

Zonja Merkel qëndroi deri në agim të premten me liderët e Bashkimit Europian për të vendosur një marrëveshje të re mbi emigrantët.

Ajo tha se Spanja dhe Greqia kanë rënë dakord të marrin mbrapsht emigrantët e ndaluar në kufirin Bavari- Austri që është e konfirmuar se kanë hyrë në vendet e tyre më parë- një veprim për të cilin ajo shpresonte se do shuante shqetësimet e zotit Seehofer.

“Përmbledhja e të gjitha gjërave për të cilat ramë dakord është ekuivalente me atë çfarë CSU kërkon- kjo është pikëpamja ime personale, por CSU duhet të vendosë vetë,” thotë ajo.

Gjithsesi, Italia- vendi në të cilin arrijnë më shumë emigrantë të parregullt- nuk do që të marrë mbrapsht emigrantët që arrijnë në Gjermani.

Rreth 14 shtete të BE kanë rënë dakord që të marrin mbrapsht emigrantët që arrijnë Gjermaninë, sipas një dokumenti të përpiluar nga qeveria në Berlin.

Edhe në vende të tjera të BE kemi reagime të njëjta si ato të qarqeve brenda qeverisë gjermane, tre vende të tjera thanë më pas që nuk ishin pjesë e marrëveshjes gjermane: Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lidhja student-biznes, një ditë panairi pune në UET

U zhvillua edicioni i 9-të i Panairit të Punës në UET, me...
Read More