“Do t’ju vrasim”, gazetari Basir Çollaku: Na kërcënuan pas intervistës

Gazetari Basir Çollaku, që realizoi intervistën në Shijak TV me ish-oficerin Emiljano Nuhu, tashmë të larguar nga vendi, thotë se kanë marrë kërcënime me vdekje. Sipas tij, dikush ka telefonuar në numrin fiks të redaksisë dhe ka bërë një kërcënim.

STATUSI I GAZETARIT

Kanosja ne tv Shijak

“Do tju vrasim do tju fshijme. “Kanosje ne redaksine e Shijak tv. Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote: do tju vrasim, do tju fshijme.

Ky eshte mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi. Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Suedi, javë të tëra paqartësish pas përfundimit të zgjedhjeve

Suedia përballet me javë të tëra paqartësish politike, pasi dy blloqet rivale...
Read More