Donald Lu rrëfen pengjet e tij dhe skandalet e drejtësisë


“Jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq”.

I ftuar në emisionin Real Story ambasadori amerikan në ikje Donald Lu ka folur për gjithë karrierën e tij në Shqipëri. Lu ka përsëritur qëndrimet e tij kritike ndaj policisë dhe sistemit gjyqësor, për mënyrën se si kanë vepruar me eksponentët gjyqësorë dhe krimit në Shqipëri. Po ashtu ai foli për raportet me politikanët e drejtuesit shtetërorë të Shqipërisë si edhe për atë që i quajti pengu i tij më kryesor që ishte “mos kapja e peshqve të mëdhenj”

Skandalet e drejtësisë

Mos arrestimi e Kelment Balilit, lirimi nga burgu i Lulzim Berishës, sjellja e disa gjyqtarëve e prokurorëve e të tjera si këto, ambasadori tha se janë ngjarje të cilat e kanë skandalizuar. “Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”.

Pengu i Lu

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla se cili është dështimi më i madh në këto tri vite e tetë muaj në këtë vend? “Nuk do të thoja është një dështim, por është diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar”. Ndërkohë Lu tha se ka shpresë që drejtuesit e rinj shtetërorë të fitojnë mbi krimin. “Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune”. Po ashtu, Lu foli për shifra optimiste të zhvillimit të vettingut, një proces ku ai pati kontributin e tij personal.

Llalla, “një i korruptuar”

Ambasadori Lu nuk nguroi që të bëjë një krahasim mes ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kryeprokurores Arta Marku. Pasi e vlerësoi si person serioz dhe profesioniste që është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Ndër të tjera ai u ndal dhe tek Adriatik Llalla; “Nuk kam asgjë personale kundër z. Llalla. Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndiejmë se z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjykatave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rikard Ljarja: Si e pashë Ismail Kadarenë në kafe me agjentin e Sigurimit

Në romanin “Josifopedia” botuar nga Mapoedition, Rikard Ljarja tregon se si ka...
Read More