Doni të aplikoni për viza zvicerane? Nga 1 shtatori s’ka pritje para ambasadës në Prishtinë…

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për viza zvicerane, ambasada e këtij shteti ka bërë një njoftim të rëndësishëm.

Duke iu referuar deklaratës së fundit të ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, duke nisur nga muaj shtator të këtij viti para dyerve të këtij institucioni nuk do të ketë më radhë të gjata të qytetarëve që aplikojnë për viza shengen.

Sipas ambasadës, të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë për vizë online (shengen), në shtetet: Zvicër, Liechtenstein, Austri, Francë dhe në shtetet e Benelux-it, prej muajit shtator të këtij viti dokumentet e tyre do t’i dorëzojnë në agjensionin “TLS contact” i cili kryen këtë shërbim prej disa vitesh edhe për Britaninë e Madhe, shkruan zëri.

Ndërkaq, shërbimet për vizë pune (këngëtar dhe valltarë), vizë zyrtare, vizë për vizita mjekësore, martesa, bashkim familjar dhe adoptime, do të kryhen siç kanë qenë më parë në ambasadën e Zvicrës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kim Jong Un ua ‘mbledh’ shefave të ushtrisë para takimit me Trump

Tre zyrtarë të lartë ushtarakë të Koresë së Veriut janë shkarkuar nga...
Read More