E sulmuan me acid në fytyrë, 31-vjeçarja nga Vlora publikon fotot dhe jep një mesazh



31-vjeçarja Vilma Dule është vajza nga Vlora që 5 vite më parë u sulmua me acid nga një i panjohur poshtë pallatit të saj teksa shkonte për në punë.

Ngjarja ndodhi më 27 gushtit 2013, teksa 31-vjeçarja u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, duke i shpërfytyruar fytyrën, rrezikuar seriozisht shikimin e shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.

Edhe pse kanë kaluar 5 vite që nga ajo kohë, Vilma Dule ka gjetur kurajon dhe forcën për të ecur para dhe i është nënshtruar disa operacioneve për të rikuperuar pamjen.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në profilin e saj të Facebook dhe ka përçuar mesazhe të rëndësishme që lidhen me vazhdimësinë e jetës dhe mosdorëzimin pavarësisht gjithckaje.

“Kur një njeri ka një kauzë, ai jeton. Gjeni tuajën”, shkruan Vilma Dule.

vilma dule1vilma dule2
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Toleranca si strategji zhvillimi

Nga Dr. Mirela Oktrova - Stresi i prodhuar nga pragnisja e vettingut...
Read More