Eksploziv në makinë, kush është djali i biznesmenit që mbeti i plagosur

Ines Hajrulla ka mbetur i plagosur në atentatin e sotëm me eksploziv që tronditi Vlorën. 25-vjeçari është djali i një biznesmeni nga Vlora, pronar i një lokali të njohur.

0-1

Picture 1 of 3

Makina tip “Jeep” me targa AA 298 SL që drejtohej nga Ines Hajrulla ka qenë duke udhëtuar nga Prefektura në drejtim të zonës së njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.

Në një distancë 80 metra dhe automjeti ka shpërthyer. Mësohet se dëmtimet e të riut të mëdha dhe ai ndodhet në sallën e operacionit.

Policia po heton për zbardhjen e detajeve dhe motiveve të ngjarjes. Po kryen verifikime për telefonatat e fundit të 25-vjeçarit. Nga goditja e madhe një “Ffiat” i bardhë është spostuar për 2 metra.

Policia ka rrethuar zonën për mbledhjen e provave. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një zonë me lëvizje të shumta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bella Hadid tërheq përsëri vëmendjen…

Bella Hadid ka ndezur temperaturat me paraqitjen e saj të fundit [ngg_images...
Read More