Elson Frroku, studenti që u bë pedagog në UET…

Elson Frroku, ish-studenti i Universitetit Europian të Tiranës. Ai rikthehet në UET jo më si student por tashmë si pjesë e stafit akademik.

Elsoni shprehet se: “Rikthimin në UET dua ta shpjegoj me simbolikën e rikthimit në fole, pas shtegtimit sezonal”. “Pjesë e Universitetit Europian të Tiranës u bëra në vitin 2013 si student. “Zgjodha UET për tri arsye të thjeshta; së pari, ishte një konglomerat i emrave më të njohur në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri, së dyti ishte komunikimi dhe mikpritja e stafit që nuk reshti së shpjeguari, duke më treguar të gjithë kurrikulën dhe emrat e stafit. Kjo e fundit ishte një vlerë e shtuar për mua. E treta, jo më pak e rëndësishme, çmimi ishte konkurrues në treg.

Zgjodha privatin sepse, degën apo programin e studimit që unë dëshiroja, universitetet shtetërore nuk e kishin asokohe madje nuk e kanë akoma, as tani. Për skeptikët e universiteteve privatë, Elsoni ka një përgjigje.

“Programi që ndoqa dhe lëndët të cilat zhvilloja në UET ishin të të njëjtit nivel literature me universitetet më të mira në Europë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme”, -thotë ai, duke shtuar se UET ka literaturën më të mirë në Europë. Rikthimin në UET dua ta shpjegoj me simboliken e rikthimit në fole, pas shtegtimit sezonal. Më kujtohet mirë dita e parë në UET. Shikoja tek sa korridoret gumëzhinin dhe shkëlqenin nga levizja e studentëve dhe pedagogëve.

Student isha. Për pedagog thjeshtë ëndërroja. E di çfarë? Ndoshta kjo ëndrra për të qenë një ditë pedagog më bëri që të isha edhe ekselent për te gjitha vitet e studimit, sepse ky ishte kusht i panegociueshëm për të qenë i tillë në UET.

‘Miti i Mikut’: “Këtë e kam për studentët. Studentë të dashur që sapo jeni ulur në bankat e universiteteve. Miku i vetes tuaj jeni vetem ju. Erdha në UET pa njohur njeri, nga një familje e mrekullueshme modeste, te panjohur nga jeta publike dhe akademike. Mikun e gjeta vetë ose më qartë e krijova nga hiçi”.

I vendosa objektiva vetes. I arrita ato sipas prioritetit. Do thoni ju kush janë objektivat?! Shkurt dhe thjeshtë.

E para: Evidentimi me fakte i arritjeve të matshme.Të jem pjesë e rrjetit të ekselencës me të gjitha 10-ta, punime shkencore, bashkëpunime për projekte mbarëuniversitare etj. E dyta: Evidentimi me fakte i arritjeve te pamatshme. Të qenurit aktiv në “POLIS / qytet në jetën publike. Aktiv me shkrime në gazeta, portale.. Themelimi i ojf, Unioni i Studentëve të Universiteteve të Pavaruar (USUP), kjo erdhi në një antidot i debatit publik mbi universitetet dhe rolin e stidentëve në vendimmarrje. Aktiv në jetën politike duke u përfshire në vendimmarjen e të rinjve etj…

Si evidentohen me fakte këto? Googlo emrin Elson Frroku dhe eshtë lehtësisht e verifikueshme. Këto ishin objektiva që vendosa dhe arritja e tyre, në shumë pak vite.‘KY ISHTE MIKU IM’- shprehet Elsoni. Rikthimi në UET lidhet pikërisht me gjithë kalvarin e rrugëtimit tim. Ngjizja e aktivizimit tim në Polis ndodhi në UET. Kjo më ndihmoi që të krijoj modelin e universitetit kontemporan dhe sigurisht të kuptoj rolin e akademikut në jetën shoqërore.

Kjo është edhe hapësira ku unë do i perfeksionoj akoma më tej studimet e mia, duke u regjistruar si doktorant pranë Universitetit Europian të Tiranës. Mobiliteti në karrierë në UET është akt dhe fakt. Gjej rastin të falenderoj të gjithë stafin për mundësinë dhe pranimin si pjesë e tyre integrale”.- shprehet Elsoni.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tragjedia greke, dyshohet për dy shqiptare mes personave të humbur

Teksa numri i viktimave në Greqi pas zjarreve masive vijon të rritet,...
Read More