Emri i Maqedonisë, Zhbogar: Të mos paragjykojmë vendimin e Ivanovit

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar deklaroi se është në pritje të implementim të plotë të marrëveshjes me Greqinë për emrin deri në fillimin e vitit të ardhshëm.

Diplomati shpreson që Maqedonia në korrik të këtij viti do të marrë ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Mes të tjerash ai nuk pranoi të komentonte qëndrimin e presidentit Ivanov, i cili u deklarua kundër nënshkrimit të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes.

“Mendoj se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja palët parasheh disa hapa lidhur me implementimin. Ne presim që nga fillimi i vitit të ardhshëm të shohim implementim të plotë të marrëveshjes. Unë besoj se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja palët do të ndihmojë në krijimin e kushteve për qytetarët e këtij vendi të mbeten këtu, të krijojnë jetë dhe të ardhme më të mirë për ta.

Mendoj se kjo është vlera më e madhe që e ka kjo marrëveshje. Javën e ardhshme pritet që vendet anëtare të BE-së të vendosin për datën e negociatave dhe shpresoj që vendet anëtare të rekomandojnë negociata.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian para disa muajve rekomandoi hapjen e negociatave me vendin tuaj, por unë mendoj se me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja vendet, ato treguan përkushtim ndaj vlerave evropiane. Pres që vendet anëtare ta marrin në konsideratë këtë marrëveshje gjatë vendosjes së tyre për ndarjen e datës për negociata”, tha Zhbogar.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Papa Françesku, lëtër kardinalit shqiptar Imzot Ernest Troshanit

Papa Françesku i ka shkruar një letër kardinalit Ernest Simoni-Troshani. Po ju njohim,...
Read More