Era Istrefi, e gatshme për të përformuar “Live it UP” në Rusi…

Këngëtarja Era Istrefi është nisur për në Moskë të Rusisë për t’u bërë gati për përformancën e karrierës së saj në finalen e Botërorit.

Një nga këngëtarët më të suksesshme shqiptarë në botë, Era Istrefi, është e përzgjedhura për të kënduar në ngjarjen më të madhe sportive, finalen e kampionatit botëror, të dielën më 15 shtator.

Njoftimin se është nisur për në Moskë, Era e ka bërë përmes një instastory. “Ndalesa e ardhshme, Moska”, ka shkruar ajo.

Era Istrefi do ta këndojë himnin e këtij botëroti “Live it UP” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.

Në finalen e Botërorit Rusia 2018 do të përballen Kroacia dhe Franca.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Konflikti në Siri, Putin urdhëron armëpushim të pjesshëm ditor

  Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një ndërprerje ditore për qëllime...
Read More