Era Istrefi për Billboard: “Prisoner” më identifikon mua

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, nuk mund të zihet asnjëherë e papërgatitur në kërkim të suksesit.

Ajo së fundmi ka lansuar prjoektin “Prisoner” në versionin audio që ka mahnitur gjithë botën e muzikës.

Pak kohë pasi realioi këngën zyrtare të Kupës së Botës, këngë e prodhuar nga Diplo, Era Istrefi ka zgjeruar famën e saj globale me një tjetër ‘single’ që i shtohet listës së këngëve ritmike reggae të repertorit impresiv të pop yllit.

“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që kur dëgjova një demo të “Prisoner”, realizuar nga Emily Ëarren dhe Scott Harris, kam ndjerë se kënga është aq në ildhje me mua, me melodi të mrekullueshme dhe tekst me të cilin unë identifikohem”.

“Ka nivele emocionale që më çojnë në vende të lumtura dhe melankolike, teksa jam në mënyrë autentike në zhanrin reggae, gjë që më pëlqen”, u shpreh Era për Billboard.

Istrefi dëshmon shumëanshmërinë e saj në projektin e upnuar nga Ëarren dhe Harris, ekipi fantastik q realizoi hitet e The Chainsmokers dhe Shaën Mendes e shumë yjeve tjera.

Për artistë në ngritje duket se ky është test për potencialin e saj, teksa Era edhe një herë sipas Billboard ka treguar sensin e saj kreativ i cili është i papërballueshëm.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jo dhe aq trim tani. I zymtë, teksa policia e merr në pyetje

  Kampioni i arteve marciale mikse, Conor McGregor, dukej i zymtë, teksa...
Read More