Ermal Meta flet për herë të parë për të dashurën shqiptare, kush është ajo

Kantautori me origjinë shqiptare, që karrierën e tij e zhvillon në Itali, ku arriti kulmin këtë vit me fitimin e Sanremos, Ermal Meta, ka shpjeguar “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan, arsyet që e çuan në largimin nga Shqipëria.

Përse u largove nga Shqipëria?

Ermal Meta: U largova nga Shqipëria sepse si shumë shqiptarë të tjerë nuk kisha më mundësi të jetoja këtu. Kisha frikë, edhe kur ke frikë, largohesh nga vendi në të cilin ke frikë. Pastaj kur rritesh, frika ikën dhe kthehesh prapë.

Në Sanremo ndiheshe shqiptar, apo italian besoj krenar për të dy shtetet?

Ermal Meta: Në Sanremo ishte më e vështirë sepse si vitin e kaluar edhe këtë vit, ndjeja një përgjegjësi më të madhe, dy-fishe, sepse nuk prezantoja vetëm veten, por një vend tjetër, më dukej vetja sikur do të prezantoja të gjithë Shqipërinë.

Në përgjigje ndaj të vegjëlve, Meta foli edhe për votën e Italisë për Shqipërinë në Eurovision.

“Të them të drejtën bëra edhe içik sherr me dy atje”, tha Meta.

Ermali ka qenë shumë i komentuar gjatë kësaj kohe por më së shumti sa i takon anës profesionale.

Atë private, kantautori ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut, por i pyetur sot në Piter Pan nëse të dashurat i ka pasur italiane apo shqiptare, Ermali tregoi për herë të parë lidhur me këtë.

“E dashura e parë ishte italiane, e dyta italiane, e treta italiane, e katërta shqiptare dhe e pesta shqiptare”, u shpreh Ermali.

“Dashuria dhe emocioni nuk ka pashaportë”, ishte mesazhi që dha kantautori shqiptar.

I pyetur për martesën, Ermali u shpreh se martesa është akoma larg, megjithatë i la të gjithë kuriozë kush është e dashura e tij shqiptare.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Femrat që do të zbukurojnë Botërorin…

  Kanë mbetur edhe pak orë nga starti i Kupës së Botës...
Read More