Eugjen Merlika: Kthimi i Elenës

Eugjen Merlika në një rrëfim për të ëmën Elena Gjikën. Historia e një vajze italiane në Shqipërinë komuniste

E vetmja rrugë e bukur që ajo pati në mëndje ishte kthimi…Sa e sa herë mbrëmjeve ëndërronte të ndjente erën në fytyrë teksa anija pritej të ankorohej në brigjet e Barit…Më pas të ecte në rrugët e qytetit që përgjatë gjysëm shekulli i kishte munguar aq shumë.

Ishte gushti i vitit 1991, kur Elena Gjika do të kthehej në Itali. Një kthim aspak i lehtë për gruan që kishte kaluar jetën në kampet komuniste. Vështrimi kishte mbetur po ai, ashtu si dëshira për të prekur çdo gjë që i kishte munguar. Por Italia nuk ishte më e njëjta, ashtu si vetë ajo….Në historinë tonë të qëndresës komuniste emri i Elena Gjikës, italianes së bukur që la vëndin e saj për të ndjekur dashurinë e një burri, duke e bërë atdheun e tij atdheun e saj, do të kujtohet gjithmonë. Më poshtë ne do bëjmë një udhëtim në jetën e kësaj gruaje frymëzuese përmes rrëfimit të të birit, Eugjen Merlikës…

“Kujtimet e para për nënën tuaj, Elenën, ku ju çojnë?

Kujtimet e para qё lidhen me nënën time, Elena Gjikёn, mё çojnë nё Tiranёn e viteve tё para tё regjimit komunist. Fatkeqёsisht, e vetmja skenё qё kujtoj nga ajo kohё, ka qenё ajo e njё takimi ndёrmjet meje e nёnёs nga njёra anё e portёs sё hekurit dhe babait qё ishte pёrtej saj. Duhet tё ketё qenё fillimi i vitit 1947, mbas dënimit tё babait me 15 vjet privim lirije dhe pune tё detyrueshme. I pranishëm nё kёtё takim qё nuk mbaj mёnd sa zgjati, ishte njё polic, njё uniformë blu qё mё shoqëroi pёr 47 vjet, koha e qёndrimit nё Vendin tim tё lindjes.

Besoj se ishte takimi i parё qё nёna bёnte me babain mbas dёnimit tё tij. Nuk mё kujtohet asgjё nga biseda e tyre, nuk kisha mbushur ende tre vjet. Mё kujtohet vetёm njё gjё, fjalёt qё i thosha, duke qarё, babait tim : “Papi hajde me ne, pse qёndron kёtu?”. Mundohesha tё kacavirresha nё portёn e hekurt, por polici mё shtynte. Dhe nga ajo skenё mё ёshtё ngulur mё shumё nё kujtesё pamja e babait, mbasi nёna rrinte mbas meje.    Mundohem tё sjell ndёr mёnd episode tё jetёs sё pёrditёshme tё viteve tё para tё fёminisё, tё lidhur me fytyrёn e saj, mё pak se tridhjetёvjeçare, e pёrkёdhelitё e saj e tё gjyshes, mё shumё tё kёsaj tё fundit, sepse ajo qёndronte gjithnji pranё meje. Vagёllimthi mё dalin para syve tё mёndjes mjedise tё kёqija si ai i kasolles sё evgjitit, nё katёr rrugёt e Shijakut, ku na çuan nё vitin 1947, mbas shpёrnguljes nga Tirana. Mё kujtohet rrogozi, mbi tё cilin flinim sipёr dheut tё kasolles.

Pastaj shkuam nё Krujё, pranё kushurinjve tanё. Mbaj mёnd fillimin e shkollёs, sapo kisha mbushur pesё vjet. Mbaj mёnd qelitё e seksionit tё Krujёs ku na futёn mbas arrestimit, sё bashku me familjen e Abaz Kupit. Sjell ndёrmend skenat e përditshme tё hapjes sё portës sё hekurt, kur vinte mёsuesja e klasёs sё parё e mё merrte pёr dore, pёr tё mё çuar nё shkollё, pastaj nё drekё, kur mё sillte pёrsёri  tek porta e mё merrte polici qё mё çonte nё qeli tek nёna ime. Gjatё gjithё atyre muajve tё qёndrimit nё qelitё e Krujёs, fёmijё i vetёm, pa shokё tё moshёs, qёndronja mes tё mёdhenjve, qё mё donin e mё pёrkёdhelnin, por kisha gjithmonё pranё nёnёn time.     

Nё vjeshtёn e 1949 kujtoj njё ditё qё na ngarkuan nё njё kamion, udhёtuam githё ditёn, edhe nёpёr shi e arritёm nё Tepelenё. Atje me nёnёn qёndronja pak kohё e pamja qё ruaj nё kujtesё ёshtё ajo e njё gruaje me njё shami nё kokё, me opinga, e ngarkuar me dru nё shpinё. Nё mbrёmje, kur ktheheshin puntorёt nga mali, gjyshja mё merrte pёr dore e mё çonte tek telat ku kalonin njerёzit e ngarkuar me dru nё shpinё, duke pritur qё tё vinte nёna ime. Ajoshkarkonte drutё e vinte e mё merrte nё krahё duke mё puthur fort. Isha un i vetmi ngushullim n’atё jetё nё tё cilёn tejkaloheshin tё gjithё treguesit e sё keqes njerёzore.

Njё episod mё ka mbetur nё kujtesё, njё episod qё e kam sjellё nё njё shkrim timin. Ishte njё natё e vitit tё ri. Mbasi u kthye nga mali nёna e sapo ishte futur nё kazermё, hyri njё polic me njё copё letёr nё dorё e thirri emrat e tri grave qё duhej tё paraqiteshin nё komandё. E para ishte Elena Merlika. Gjyshja dhe un u shqetёsuam shumё, por ajo u pёrpoq tё na e largonte shqetёsimin duke na thёnё se do tё kthehej shpejt. Mё mbrapa morёm vesh se ato tё trija ishin caktuar nga komanda pёr t’u ngarkuar pёrsёri me dru nё shpinё e pёr t’i çuar ato nё Tepelenё nё shtёpinё e njё oficeri. Mbaj mёnd qё qava shumё atё natё, deri sa mbas mesnatёs mё zuri gjumi pa e parё nёnёn tё kthehej.      Kam parasysh njё tjetёr skenё kur, sё bashku me nёnёn kishim dalё jashtё telave e tё shoqёruar nga njё polic, takuam gruan e Xhaxhait tё babait tim, Dr.Merlikёs, e vetmja familjare qё merrte mundimin tё vinte nga Korça e tё na shihte atje. Takimet ishin mё shumё derdhje lotёsh, por un mbaj mёnd se xhaxhaica qё ishte dhe ajo italiane e quhej Gianna, kishte sjellё veç tё tjerash edhe njё shportё me qershi, tё cilat un fillova t’i hanja menjёherё, ndёrsa ato tё dyja bisedonin e qanin.

Dua tё sjell kёtu edhe njё tjetёr episod qё ka mbetur nё kujtesёn time, kur u vendos tё shpёrngulej nёna ime nga Tepelena, pёr t’u dёrguar nё njё tjetёr kamp pune, nё Vlorё. Nёna kёrkoi tё mbetej aty ku ishte, ndёrsa shumё gra e vajza shprehnin gatishmёrinё pёr t’a zёvendёsuar n’atё transferim. Por urdhёri ishte i prerё. Un mundohesha t’i kundёrvihesha atij vendimi me zёmёrimin e njё fёmije tetёvjeçare. Mundohesha tё hipnja nё spondёn e makinёs ku kishte hipur nёna, por polici i binte duarve tё mija dhe un binja nё tokё. Qava shumё dhe atё ditё kur, pёr herё tё parё nё jetёn time u ndava nga nёna, me tё cilёn u bashkova mbas mё shumё se dy vjetёsh.

E kalova fёmijёrinё  vetёm me nёnёn dhe gjyshen time. Si i tillё, normalisht duhej t’isha njё fёmijё i llastuar nga pёrkёdhelitё. Pёrkёdheljet e dashuria nuk mё kanё munguar nga njerёzit e mij, por un ende sot i jam mirёnjohёs nёnёs sime, qё mё rriti me mёsimet e duhura pёr karakterin tim, me ata parime qё kanё qёnё arma mё e vlefshme nё pёrballimin e njё jete aspak tё lehtё, tё ngarkuar me rreziqe nga mё tё ndryshmet. Nёna qe gjithshka nё jetёn time, qe edhe baba pёr mua, mbasi me tё fillova tё jetoj kur isha 16 vjeç. Ajo qe shёmbulli qё ndriçoi jetёn time, pёr tё cilin ndihesha krenar gjithnjё e mё tёpёr nё rrjedhё tё viteve. Por krahas krenarisё, nё zemrёn time rritej edhe dhimbja e keqardhja pёr faktin se Zoti i dha dhunti njerёzore tё çmuara, porse jeta qe tepёr dorёshtrёnguar nё tё mira dhe i rezervoi asaj njё fat tё vёshtirё, tepёr tё vёshtirё, nё njё kohё qё ishte sinonim i absurditetit njerёzor.

Mё kujtohet se mё tregonte, kur u rrita, se kur kishte qenё e vogёl, nёna e saj qё kishte shumё shoqёri me Miarkёn, njё kiromante me famё botёrore, i kishte treguar kёsaj tё fundit dorёn e vajzёs dhe profecia e saj kishte qёnё : “Do tё ketё njё jetё tepёr tepёr sfilitёse…” Profecia u vёrtetua plotёsisht…

Por ka edhe njё histori tjetёr tё Elena Gjikёs, ajo e vajzёs qё studioj nё auditorёt italianё…. Mё trego pak rrugёtimin e saj deri sa u njoh me babanё tuaj?

     Nё njё letёr qё Sotir Gjika i shkruante Luigj Gurakuqit, mё 27 gusht 1920, nё mbyllje tё saj i jepte kёtё lajm : “Ime shoqe, e cila dje, ndaj tё gdhiri, u bё pёr sё dyti herё nёnё, e ёshtё mirё nga shёndeti, tё falet me shёndet; Leka e foshnja e re, Elena, tё puthin dorёn”.

Qё ditёn e parё tё lindjes foshnja do tё hynte nё histori, nëpërmjet bisedës sё dy burrave që, gjato gjithë jetës sё tyre tё shkurtër, menduan e vepruan pёr problemet e panumërta tё Vendit tё tyre. Ndoshta ky njoftim do tё ishte njё shenjё paralajmëruese e jetёs s’asaj fёmije qё, megjithëse e lindur dhe e rritur nё njё tjetër vend, do tё bashkohej edhe trupërisht me fatin e Shqipërisë, madje me periudhën e saj mё t’errёt, duke mbajtur mbi shpinё pasojat gjatё gjithё jetёs.

Pak kohё mbas lindjes familja do tё shpёrngulej nga Roma, nё tё cilёn u pezullua botimi i gazetёs “Kuvendi” e do tё kthehej nё Bari, nё tё cilin Sotir Gjika ishte redaktori i faqes shqiptare tё sё pёrditёshmes “Corriere delle Puglie”, deri nё vitin 1923 e mё pas “Gazzetta di Puglia”. Vitet e fёminisё Elena dhe vёllai i saj Aleksandri i kaluan nё Bari. Babai bёnte punёn e gazetarit, ndёrsa nёna ishte mёsuese.

Sotiri, i ati, herё mbas here shkonte nё Shqipёri, pёr detyrёn e tij tё gazetarit, detyrё qё e kishte vёnё nё kontakt me tё gjithё eksponentёt politikё tё Vendit tё tij. Nё vitin 1923, mbas vrasjes sё gjeneral Telinit, ai qёndroi disa muaj nё Shqipёri, kryesisht nё jug, duke u përpjekur tё zbulonte vrasësit e gjeneralit qё kishte qёnё kryetar i Komisionit ndёrkombёtar tё kufirit, pёr atё qё i takonte Shqipërisë me Greqinё. N’ata muaj ai u sёmur, mori njё bronkopneumoni, nga e cila vuajti katёr vjet, deri sa vdiq mё 1927. Nё Krishtlindjet 1924, nё Puglie e nё Bari, arritёn t’ikurit e Qeverisё sё Nolit, qё mёrguan mbas rikthimit tё Zogut nё pushtet. Ndërmjet atyre tё mërguarve qё vinin edhe nё shtëpinë e Sotir Gjikёs, ishin dhe dy burra tё cilët u familjarizuan mё shumё me familjen dhe vajzёn e vogёl, Elenёn. Kёta tё dy ishin Luigj Gurakuqi e Mustafa Kruja. I pari nuk jetoi gjatё, sepse mbas tre muajsh, mё 2 mars 1925, u vra barbarisht nga Baltjon Stambolla, njё kushёri i tij, i shitur nё interesat e intrigat e njё politike shqiptare e ballkanike, nё tё cilёn kundёrshtari politik ishte njё armik pёr jetё e vdekje. Shpesh kjo e fundit ishte zgjidhja e tё gjitha mosmarrёveshjeve ideore e politike.

Elena e vogёl atё natё kishte pritur gjatё tё vinte zio Luigi, sepse ai i kishte premtuar njё kukull. Dhe vetё Gurakuqi, kur u ngrit nga tryeza e restorantit Cavour, u tha miqve me tё cilёt kishte darkuar se do tё shkonte tek Sotiri, mbasi i kishte premtuar njё kukull vogёlushes sё tij. Vogёlushja nuk e pa mё zio Luigjin, por Ai mbeti nё kujtesёn e saj fёminore me tё gjithё madhёshtinё e paraqitjes sё tij. Nё varrimin e tij duhej tё fliste Sotiri, por nё pamundёsi shёndetёsore, nё vendin e tij foli Angela Lilly Quarta, gruaja pulieze e tij, nёna e Elenёs dhe gjyshja shumё e dashur e imja. Ata dy vjet, deri nё 12 prillin e vitit 1927, kur babai i Elenёs mbylli sytё pёrgjithmonё, kanё qenё shumё tё vёshtirё pёr gjithё familjen, edhe pёr dy fёmijёt.

Sotir Gjika vazhdonte tё punonte, edhe se nё vёshtrёsi shёndetёsore tё theksuara, i mbyllur nё studion e tij, ku edhe fёmijёt hynin rrallё e nuk shijonin plotёsisht afёrsinё e babait. Nё moshёn 38 vjeçe Ai u nda nga familja, duke  lёnё  nё njё gjёndje tё vёshtirё ekonomike gruan 35 vjeçe dhe fёmijёt 9 e 7 vjeç. Ja cili ishte mendimi i atdhetarit kolonjar : “Do tё vdes i vobekёt, por due tё vdes me nder. Fёmija do tё trashёgojё prej meje vobektёsinё, e dij mirё, por nji emёn tё jetuem me nder. E pёr kaq jam krenar”.

Elena dhe Aleksandri u rritёn nёn kujdesin e nёnёs qё punonte e tё gjyshes, nёnёs sё saj qё i u bashkua sё bijёs n’atё fatkeqёsi qё pati e mbeti me tё deri sa ndёrroi jetё. Elena pra u formua nё mjedisin e njё familjeje katolike e konservatore tё jugut tё Shqipёrisё, qё ngjasonin pёr nga edukata e parimet me ato shtёpi fisnike qё ishin edhe nё Shqipёri. Ajo vazhdoi shkollat, simbas rradhёs, duke u shquar pёr rezultate shumё tё mira. Kreu liceun klasik tё Barit, edhe duke pёrfituar nga njё gjysmё burse qё shteti italian i njihte si e huaj. Pesё vitet e liceut i kreu nё katёr vite, duke dhёnё provimet e vitit tё katёrt e tё pestё nё njё vit. Si pasojё e fitimit t’atij viti, filloi Universitetin Mbretёror tё Napolit nё moshёn 17 vjeçare.

Gjatё universitetit bёnte pjesё nё Federatёn Universitare Katolike tё Italisё (F.U.C.I.). Nё njё kongres tё saj, tё mbajtur nё Firence nё vitin 1938, ajo mbajti kumtesёn : “Mёsimdhёnia e letёrsisё dhe personaliteti i studentit”. Studjoi letёrsi klasike dhe italiane. Shkonte aq mirё me studime sa qё, nё fund tё çdo viti shkollor, kthehej nё shtёpi me njё shumё tё hollash. Ishin taksat qё familja kishte paguar gjatё vitit, por qё i ktheheshin asaj nё fund, nё bazё tё rezultateve pёrfundimtare tё vitit shkollor. U dashurua me Napolin, me qytetin, me muzikёn me njerёzit e tij. Por veçanёrisht e dashuruar ishte me Zonjёn e Pompeit dhe kishёn e saj nё qytetin arkeologjik tё famshёm. Zonjёs sё Pompeit i kёrkonte ndihmen gjithmonё, nё vitet e gjata tё kampeve t’interrnimit, me drutё mbi shpinё nё malet e Tepelenёs apo me lopatё, shatё a sfurk nё dorё mes fushave tё paanё e zhegut tё verёs myzeqare. Por Elena mbante lidhjet edhe me shoqet e shokёt e liceut, ndёrmjet tё cilёve vёndin e posaçёm nё zemёr e kishte Rina Moro, motra e ish kryeministrit tё Italisё, Aldo Moro.

Kishin kaluar 35 vjet nga ajo kohё kur Elena u nda nga shoqja e saj dhe familja e tyre. Aldo Moro ishte bёrё njё nga politikanёt mё tё njohur tё Italisё. Elena, e drobitur nga vuajtjet, privimet dhe malli pёr njerёzit e saj, vendosi t’i kёrkojё ndihmё ish vёllait tё shoqes sё saj tё ngushtё. I shkrojti njё letёr tepёr prekёse, pa adresё dhe emёr e i a dёrgoi tё vёllait, me porosi qё t’i a dorёzonte ministrit tё jashtёm tё Italisё. I kёrkonte njё ndёrhyrje pranё qeverisё shqiptare, pёr njё leje pak ditёshe, pёr tё mundur tё kthehej nё Vendin e lindjes pёr tё parё pёr herё tё fundit nёnёn e saj. Letra u dorёzua, por nuk pati asnjё vazhdim. Nuk u muar vesh nёse Moro foli me autoritetet shqiptare apo jo, por dёshira mё e madhe e jetёs sё Elenёs nuk u sendёrtua kurrё. Mbeti deri nё fund e vetmja grua italiane qё nuk pati mundёsi tё ketё asnjё takim me familjen e saj…

Gjatё kohёs qё Elena rritej e studjonte, prania e saj i kishte rёnё nё sy mikut tё babait tё saj, Mustafa Krujёs, i cili kishte ruajtur lidhjet familjare me familjen e mikut e bamirёsit tё tij tё hershёm, Sotir Gjikёs. Kur i takonte tё kalonte nga Bari, ai kurrё nuk mungonte t’i bёnte njё vizitё familjes sё mikut. Gjatё atyre vizitave ai shihte gjithёnjё me simpati vajzёn e mikut dhe, thellё nё vetvete, e dёshёronte atё si nuse pёr djalin e tij tё madh, Petritin. Ajo nuk dinte asgjё pёr synimet e vjehrrit tё ardhshёm, por e respektonte si babain e saj, jo vetёm pёr miqёsinё qё vazhdonte tё tregonte pёr familjen e saj, por edhe pёr vetitё fisnike qё gjente tё shprehura nё karakterin e tij dhe kulturёn qё ai shfaqte nё tё gjithё bisedat e tij.

Elena mbaroi studimet mё 4 qershor 1941, duke u diplomuar si Doktore nё Letёrsi, me vlerёsimin 30 me lavdёrim. Si tezё pёr diplomёn zhvilloi njё temё historike : “Pavarёsia shqiptare dhe politika italiane nga viti 1878 deri mё 1912”. Mё thoshte se pёr tё shkruar tezёn kishte punuar gjithё vitin e fundit, krahas provimeve tё tjerё, duke shfletuar qindra vёllime. Akademia italiane e Shkencave botoi tezёn e saj. Ishte nderimi mё i madh qё mund t’i bёhej njё tё laureuari nё universitetet italiane.

Nё mbarimin e Universitetit, Elena mori njё propozim nga Adolfo Ommodeo, filozof i njohur e profesor, relatori i tezёs sё saj, qё kishte tё bёnte me t’ardhmen e saj profesionale: nёse ajo pranonte tё qёndronte n’Universitet si docente, profesori i siguronte katedrёn brёnda dhjetё vitesh. Edhe ky propozim bёnte pjesё nё curriclёn e saj, qё kishte pёrpara njё perspektivё pёr t’u patur lakmi nga cilido bashkёmoshatar, nё cilindo Vend tё botёs.

Me kёtё bagazh studimi u kthye nё qytetin e saj, nё Bari, dhe menjёherё u emёrua mёsuese letёrsie e filozofie nё liceun klasik tё qytetit, prej bangave tё tё cilit ishte larguar katёr vite mё parё. Dha mёsim vetёm njё vit 1941 – 1942. Ndёrmjet nxёnёsve tё saj ishte dha vajza e njё koloneli tё karabinierisё, i cili kishte qёnё pjesё e misioneve diplomatike tё Italisё nё Shqipёri. Do tё takohej me tё nё kampin e internimit tё Plukut, nё tё cilin e kishin sjellё prej burgut mё 1954. Koloneli, qё ndёrkaq ishte graduar gjeneral nё Vendin e tij, u riatdhesua mё 1956 dhe ishte i pari qё i tregoi goja gojёs gjithё tё vёrtetёn mizore qё jetonte e bija nё Shqipёri nёnёs sё saj tё cfilitur nga malli.

Nё 1939 familja e Mustafa Krujёs u kthye nё Shqipёri. Nё kthim kaluan nga Bari e shkuan pёrsёri pёr vizitё tek familja e Sotir Gjikёs. Kёtё herё biseda u bё e hapur dhe serioze rreth t’ardhmes sё bijve tё tyre. E veja e Sotirit nuk pati kundёrshtim por duhej tё merrej vendimi i pёrbashkёt i dy tё rinjve. Mё vonё u krijuan mundёsitё e takimit tё tyre dhe u arrit marrёveshja e shumёpritur. Nuk ka qenё njё histori dashurie spontane dhe e gjatё, por njё praktikё shkuesie qё bazohej nё miqёsinё familjare, por qё me kohё u kthye nё njё dashuri tё vёrtetё, pa tё cilёn nuk mund tё shpjegohet edhe flijimi i Elenёs nё regjimin komunist e pёrballimi i njё jete tejet tё vёshtirё nё krahasim me kushtet, formimin e perspektivёn e saj nё Vendin ku ishte rritur. Fejesa u bё mё 1941 e mbas njё viti u festua martesa nё bashkinё e Barit mё 12 korrik 1942.

Mё keni treguar njё kartolinё qё babai juaj ia dёrgonte Elenёs nga burgu…. Si ishte raporti i tyre?

Kartolina e vogёl qё ju kam treguar ёshtё kujtimi mё i bukur qё unw ruaj nga e shkuara e hidhur e prindёrve tё mi. Ёshtё dhe ajo njё dёshmitare e ndjenjave qё i lidhnin ata tё dy, ndjenja qё ishin trupёzuar nё personin tim, tё njё fёmije qё kur lindi nxiti diskutimin mes tyre pёr Universitetin ku do tё dёrgohesha pёr tё studjuar. Babai, si i diplomuar nё Francё, ishte i prirur nga Sorbona, ndёrsa nёna, si simpatizante e botёs anglo – saksone, parapёlqente Oxfordin. Sikur ata tё kishin patur mё shumё largpamёsi, apo mё shumё fat, edhe se ishte kohё lufte, ndoshta do tё kishin gjetur rrugёn pёr t’u larguar nga Vendi i tyre, mёnyra e vetme pёr tё sendёrtuar ёndёrrat e tyre tё lidhura me mua……

Por “universitetet e mija” qenë vitet e gjata tё privuara nga liria e tё gjymtuara nga pёrballja e pafund me organin mё shprehёs e mё mizor tё diktaturёs komuniste, Sigurimin e Shtetit. Kjo ishte njё gjёndje qё u rёndonte shumё nё shpirt prindёrve tё mij, veçanёrisht nёnёs sime qё, nё thellёsinё e qёnies sё saj, kishte vetёm dy dёshira : tё shihte edhe njёherё nёnёn e saj e tё mё shihte mua, sado pak tё paguar nga jeta. Nuk i sendёrtoi asnjёrёn prej tyre, por mori njё tjetёr kёnaqёsi, atё tё gjyshes, detyrё sё cilёs i u kushtua me tё gjithё fuqitё e saj tё shpirtit, tё mёndjes, e tё trupit tё saj tё drobitur nga mundimet e gjata e nga sёmundjet kronike. Marrёdhёniet mes prindёrve tё mij kanё qёnё shёmbullore. Nuk i kam dёgjiuar asnjёhrё tё grindeshin, apo tё shprehnin ndonjё lloj pakёnaqёsie kundrejt njёri tjetrit. Kjo ndoshta edhe pёr faktin se babai im, siç dёshmon edhe kartolina, e adhuronte gruan e tij qё kur u njoh me tё dhe flijimet e shumta pёr tё ruajtur familjen, nё vite tё tmerrshme ndarjeje e largёsie prej njёri tjetrit, e çimentuan nё mёnyrё tё plotё lidhjen e tyre.

Para se tё pёrshkruaj fundin e prindёrve tё mij, tё cilёt ndёrruan jetё nё hapёsirёn e kohёs sё pothuaj njё viti (tetor 2002, nёna – dhjetor 2003, babai), dua tё ndalem edhe pak nё disa episode e ngjarje qё mё duket se plotёsojnё mё mirё figurёn e nёnёs sime.

Mbas dёnimit tё babait, nё fundin e qershorit 1946, nёna filloi tё kёrkojё punё, sepse kёrkesat e familjes ishin tё mёdha e dy njerёz nё burg kishin nevojё pёr ndihmёn e saj. Njёri nga autoritetet shkencore , me tё cilin nёna shkoi tё bisedojё pёr tё gjetur njё punё si bibliotekare, ishte Prof. Aleksandёr Xhuvani. Profesorin nёna e kishte njohur herёt, qё kur kishte ardhur nuse nё shtёpinё e Mustafa Krujёs. N’atё kohё ai vinte shpesh nё shtёpi, ku diskutonte me Mustafa Krujёn, gjyshin tim, pёr Fjalorin e madh tё gjuhёs shqipe, tё cilit ai i kishte kushtuar punёn e tij gjatё gjithё kohёs sё mёrgimit, 15 vjet. Nёna u servirte kafetё dy shkencёtarёve tё gjuhёs, por, jo rrallё, merrte pjesё nё bisedat e tyre mbi etimologjitё e fjalёve, sidomos kur ato kishin tё bёnin me greqishten e vjetёr apo latinishten, gjuhё nё tё cilat ajo ishte mjaft e thelluar, nё sajё tё studimeve klasike qё kishte kryer.

Profesori e priti me pёrzemёrsi dhe, mbasi ajo i tregoi arsyen e vizitёs, ai u mendua njё copё herё dhe i tha : “Jo Shqipёrinё, por tё gjithё Ballkanin tё kisha kёrkuar, nuk do tё mundnja tё gjenja njeri mё tё aftё e mё tё pёrshtatёshёm se ti pёr atё punё. Por…. -profesori rrudhi krahёt me keqardhje tё thellё – nuk mund tё bёj asgjё.“ Nёna u largua duke e falёnderuar profesorin e moshuar pёr pritjen, por doli qё andej me njё trishtim tё madh nё shpirt, sepse kuptoi nga pak fjalё tё profesorit se cila ishte pozita e saj nё Vendin e babait e tё burrit e se çfarё vёshtirёsish e prisnin nё t’ardhmen.

Do t’a kuptonte mё mirё atё mbas pak muajsh, kur u lajmёrua me njё letёr tё komitetit ekzekutiv tё qytetit tё Tiranёs se, mbas pak ditёsh duhej tё largohej  nga shtёpia ku banonte me qira dhe nga kryeqyteti. Ky lajm e tronditi shumё, mbasi tani hapej para saj e familjes, qё pёrbёhej nga fёmija tre vjeçe dhe vjehrra 55 vjeçe, e panjohura e pёrballjes nё vetё tё parё me diktaturёn, qё qe e pamёshirshme me tё, 43 vjet me rradhё. Mbas dhjetё vitesh tё atij lajmi, nё njё nga mbledhjet e zakonshme qё zhvillonte Kryetari i Degёs Lushnje, Nuçi Tira, me tё gjithё t’internuarit nё Savёr, pёr tё “sqaruar” ata mbi gjёndjen e Vendit dhe ndёrkombёtare, por edhe pёr tё dёgjuar prej tyre kёrkesat, njё tё tille tё nёnёs sime pёr tё qёndruar nё vendin e banimit edhe njё muaj e gjysёm mё shumё, deri sa tё mbaronte viti shkollor, kryetari i u pёrgjigj : “Dёgjo moj shoqe, lapsi ka dy maja. Njёra ёshtё e kuqe kurse tjetra ёshtё mavi. Ty tё ka kapur e kuqja e un nuk mund tё bёj asgjё.”

Ishte njё pёrgjigje qё pёrkonte me njё tjetёr tё ish ministrit tё Brendshёm, dhjetё vite mё parё, tё Koçi Xoxes. Ndodhi qё nё shtёpinё ku banonim ne nё Tiranёn e re, banonte edhe njё kolonele e ushtrisё jugosllave me emrin Nada. Ajo ishte 3-4 vjet mё e madhe se nёna ime, por ishte grua qё kishte studjuar dhe shfaqte mjaft interesa kulturore. Me nёnёn krijoi miqёsi, mbasi ajo i binte pjanos e kёndonte arie operash qё i njihte shumё mirё. Qe kryesisht muzika qё i lidhi kёto dy gra, qё ndodheshin nё pozita politike krejt tё kundёrta, por qё i kalonin sipёr atyre, n’emёr tё vlerave afruese t’artit e tё kulturёs, tё cilave i besonin tё dyja. Nada nuk dinte shqip, por me nёnёn fliste nё frengjisht.

Njё mbrёmje, kur ajo u kthye nga puna, pa se ajo ishte shumё e tronditur. Ngulmoi tё dinte arsyen dhe nёna i tregoi se i kish ardhur njoftimi pёr t’u larguar nga Tirana. Nada nuk e gjeti me vёnd njё vendim tё tillё dhe i tha nёnёs : “Mos u shqetёso, do tё ndёrhyj un pёr kёtё problem. Ti nuk do tё largohesh!”. Mbas pak doli nga shtёpia, pa i thёnё mё asgjё. Nёna e priti gjatё, deri sa ajo u kthye pak para mesnatёs. Ishte shumё e vrenjtur nё fytyrё dhe vazhdonte tё turfulonte me vete: “Nuk ёshtё e mundur!”

Nёna e ftoi tё ulej e tё qetёsohej. Pastaj Nada i tregoi se kishte qёnё deri pak mё parё nё shtёpinё e ministrit tё Brendshёm, Koçi Xoxe, tё cilit i kishte kёrkuar pa kushte qё tё shfuqizonte vendimin e shpёrnguljes sё familjes Merlika nga ana e komitetit ekzekutiv. Kishin diskutuar gjatё. Natyrisht, ajo i kishte treguar ministrit lidhjen qё kishte me atё familje. Ndёrmjet tё tjerash ajo i kishte pёrmёndur atij faktin se nё Beograd familja mbretёrore nuk ishte luajtur nga kryeqyteti, por vazhdonte tё bёnte jetёn normale si qytetarё tё zakonshёm tё federatёs. I kishte thёnё se ajo vetё garantonte pёr Elena Merlikёn nё tё gjithё drejtimet. Ministri i ishte betuar se nuk mund tё kundёrshtonte vendimin e komitetit ekzekutiv, madje kishte shtuar : “Mё kёrko çfarё tё duash, pёr cilёndo familje tё Tiranёs, qё sonde tё jap urdhёrin e shfuqizimit tё njё vendimi tё tillё. Vetёm pёr atё familje nuk mund tё bёj asgjё”.

Siç shihet nga kёta episode, diktatura e trajtoi me rreptёsinё mё tё madhe nёnёn time, shkarkoi mbi tё gjithё urrejtjen qё kishte pёr tё vjehrrin e saj, Mustafa Krujёn. Por nёna ime e adhuronte vjehrrin e saj dhe i pёrballoi tё gjithё mundimet e flijimet kryelartё, sepse ishte e reja e tij. Kundёr diktaturёs ajo nuk bёnte asgjё, i vetmi “mёkat” i saj ishte se nuk e donte atё. Nuk kish dashur as diktaturёn e Vendit tё lindjes, nuk mund tё bёhej mike e asaj shqiptare, qё ishte edhe mё mizore. Ishte njё shpirt i lirё, i cili nuk mund tё njёjtёsohej as me logjikёn djallёzore tё sistemit, as me lёvrimin e kultit tё sё keqes njerёzore qё ishte thelbi i qёnies sё tij.

Si e kujton vdekjen e saj?

Ndoshta do tё ishte mё e përshtatshme tё flisja pak edhe pёr jetën e saj, mbas vitit 1990, kur mbaroi odiseja e gjatё e kampeve tё internimit, me largimin nga Grabiani pёr nё Itali, sё bashku me mbesёn e madhe, Edirёn 14 vjeçare. Por po i kaloj anash atyre viteve, nё tё cilёt gjeti njё farё ngushullimi me lirinё e rifituar mbas gati gjysёm shekulli. Dua tё shtoj kёtu se takimi me Italinё nuk qe plotёsisht ai qё priste mbas njё jete tё tёrё. Nёna dhe vёllai, njerzit mё tё dashur, prej tё cilёve ishte ndarё nё tashmё tё largёtin 1943, nuk jetonin mё. I’u desh tё mjaftohej me njё bisedё tё brёndёshme e njё tufё me lule mbi varret e tyre. Njohu gruan e vёllait dhe fёmijёt e tij, tё cilёt e pritёn me dashamirёsi, por qё kishin jetёn e tyre.

Kontakti me Vendin e lindjes e la mjaft tё zhgënjyer. Ajo kishte lёnё njё tjetёr Itali, mё tё ngrohtё, mё solidare, mё tё çiltёr, e gjente tani indiferentizёm, mospёrfillje, ngurim pёr tё dёgjuar apo kuptuar historinё e jetёs sё saj. Gjente kёnaqёsi vetёm nё kishat, qё i kishin munguar gjithё jetёn nё Shqipёri, gjente mirёkuptim vetёm tek murgeshat, tek priftёrinjtё qё mundoheshin t’a kuptonin e t’i jepnin zemёr. Pati çaste nё vitin e parё tё qёndrimit qё mendoi seriozisht tё kthehej nё Shqipёri. Nuk na e kёshillonte as ne mёrgimin, ishte mё shumё e prirur pёr tё ndёrtuar jetёn nё Tiranёn e viteve tё para tё jetёs sё saj shqiptare. I mungonte ngrohtёsia e mjediseve shqiptare, respekti e dashamirёsia qё kishte gjetur tek bashkёvuajtёsit pёr dhjetёvjeçarё me rradhё. Por tё gjithё kёta mendime do tё davariteshin kur nё gushtin e vitit 1991, do tё shkonim tё gjithё familjarisht nё Itali.

Atёherё filloi njё fazё e re e jetёs sё saj, ajo mё e këndshmja, sepse ishte e kushtuar krejtёsisht mbesave e nipit tё vogёl, nё dispozicion tё tё cilёve ajo vinte tё gjitha mbasditet e saj, duke i ndihmuar tё bёnin detyrat nё shtёpi e tё studionin pёr tё dalё me përfundimet mё tё mira. Jetoi sa i pa studente ne Universitetin e Bocconit dy mbesat, madje njёrёn e pa tё diplomuar pёr ekonomi. Kur mbesat shkuan nё Milano i u kushtua krejtësisht nipit, Besandrit, i cili i shkaktonte mё shumё “shqetёsime” se motrat.

Pesё gjashtё vitet e fundit qenё mё tё qetёt shpirtёrisht, por shëndeti, i goditur keqas nga jeta nё kampet e internimit vazhdonte t’a mundonte. Kishte disa sёmundje kronike, zemrёn, veshkat, mёlçinё e zezё, dy vjet para vdekjes u rrёzua e theu krrokllёn, vitin e fundit pati njё linfomё nё grykё, qё e kuruan me radioterapi, sepse zemra nuk lejonte ndёrhyrjen kirurgjikale. Ecte me shkop pёr tё shkuar nё kishё. I pёlqente tё shihte filmat nё televizion, tё shihte emisionet e lajmeve. Ndjente dhimbje kur mёsonte ndёrrimet jetё tё bashkёvuajtёsve qё tashmё ishin shpёrndarё nё gjithё botёn.

Nё fundin e verёs 2002 gjёndja e saj u keqёsua me njё sёmundje tё re, uljen e ndjeshme tё piastrinave nё gjak. Mbas kurave nё shtёpi pa rezultat, mjekёt vendosёn t’a shtrojnё nё spital pёr tё thelluar kёrkimet nёpёrmjet analizash tё tjera. Shkuam nё spital ku gruaja e xhaxhait, Klora, qёndroi me tё gjithё ditёn nё sallёn e pritjes deri sa u çua nё repart. Qёndroi pesё ditё, e trajtuan me njё kurё serumesh qё i bllokuan mushkёritё. Shkonim çdo ditё pёr t’a parё, veçanёrisht gruaja ime, Teuta, qё gjithё jetёn ka qёnё pёr tё si njё bijё e vёrtetё. Askush nuk mendonte pёr njё fund aq tё shpejtё. Ditёn e fundit, un qёndrova me tё gati dy orё, biseduam pёr shumё gjёra, kryesisht pёr fёmijёt e punёt tona.U largova n’ora tetё tё mbrёmjes, sepse duhej tё shkonja nё shtёpi pёr t’i dhёnё darkёn babait qё ishte rёnduar edhe ai. Lashё pranё saj Teutёn dhe Besandrin, por shpejt mora vesh lajmin se ajo nuk jetonte mё.

Ndёrroi jetё duke i lёnё tё dy duartё e hapura, njёrёn nё dorёn e Teutёs e tjetrёn nё dorёn e nipit. Shikimi i fundit ishte mbёrthyer mbi kёtё tё fundit dhe fjalёt e fundit qenё : “Tё ka dashur shumё gjyshja jote!” Ishte data 3 tetor 2002, njё ditё e shtunё. Tё nesёrmen, nё morgun e spitalit, ajo priste vizitat e miqve e tё njohurve shqiptarё dhe italianё, e veshur me njё fustan tё zi, tё cilin e kishte zgjedhur ajo vetё duke e ruajtur pёr atё ditё. Nё duart e bashkuara mbi bark ishte ndёrthurur njё rruzar, ndёrsa mbi gjoks xhaxhai, Bashkimi, i vuri njё flamur tё vogёl shqiptar me shkabёn nё mes…

Ceremonia e meshёs sё fundit u zhvillua tё hёnёn, mё 5 tetor, nё kishёn e madhe tё qytetit tё Latinёs, me njё pjesëmarrje tё kënaqshme. Erdhёn tё djelёn dhe dy mbesat nga Milano. Erdhi dhe mbesa, Silvana, nga Gjermania sё bashku me tё shoqin. Erdhёn miqtё tanё nga Roma, Sokoli dhe Valbona, Ardian Ndreca  dhe vёllai tij, Arbeni e tё tjerё. Edira kishte shkruar njё poezi pёr gjyshen e saj, tё cilёn e lexoi motra e saj, mbas predikimit tё Don Marios, njё prifti, mik i familjes sonё, por edhe i shqiptarёve dhe i Shqipёrisё. Predikimi ishte shumё i bukur, evokonte gjithё jetёn e sё ndjerёs, gjithё kalvarin e saj tё gjatё tё mundimeve e vuajtjeve tё gati gjysmё shekulli, besimin e saj tё patundur nё Zotin, Jezu Krishtin e Shёn Mёrinё e Pompeit. Mbas leximit tё poezisё pёrshёndeti tё pranishmit e u lut pёr shpirtin e sё ndjerёs Kryetari Shoqatёs sё emigrantёve tё Latinёs, Benito Forte. Shumё prej tё pranishmёve firmosёn regjistrin e vendosur nё hyrje tё kishёs.

Mё pas u shkua tek varrezat, ku arkёmorti me trupin e nёnёs sime u mbulua nё tokёn e Latinёs, sё bashku me lutjet dhe lotёt e familjarёve dhe tё miqve qё e shoqёruan deri nё çastin e fundit, nё rrugёn pa kthim tё pёrjetёsisё.

Mbas disa muajsh mbi varrin e nёnёs mbiu njё dafinё, qё me kohё u bё njё pemё erёkёndёshme, e qё kujtonte njё urim tё lashtё tё shqiptarёve : “Tё mbiftё dafina tek varri!”. Por dafina nuk do tё jetё mbulesa e pёrjetёshme mbi trupin e nёnёs sime. Eshtrat e saj presin tё kthehen nё Shqipёri, sё bashku me ato tё babait. Ato do tё prehen sё bashku nё varrezёn familjare qё ёshtё ndёrtuar nё atё tё qytetit tё Krujёs. Kjo ka qenё dёshira dhe amaneti i familjarёve tё mij, madje edhe tё xhaxhaicёs Ade Alberano, gruas sё Bashkimit, e cila ёshtё italiane por nё jetёn e pasosur don tё qёndrojё pranё burrit nё Vendin e tij.

Ata i bashkohen nё truallin e lashtё tё qytetit tё Skёnderbeut eshtrave tё prindёrve Mustafa e Caje dhe vёllait , 19 vjeçarit Besim, qё qe humbja e parё nё gjirin e familjes, nё tё largёtin vit 1944…

/Nga Alda Bardhyli

Shkruar Nga
More from Redaksia

Greqia shton patrullimet në kufi… çfarë po ndodh?!

  Tensionet janë shtuar mes Turqisë dhe Greqisë që prej ndalimit të...
Read More