‘Far West’ në Tiranë, policia zbardh ngjarjen, ja detajet e para

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”. Arrestohet shtetasi Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosje”.

Identifikohet shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt dhe shpallet në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan shtetasin:

– Laert Hita, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal (në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kazhani: Qëllimin e arrijmë kur media të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarit

Raporti i medias dhe politikës në një marrëdhënie të ndryshueshme mes “buzëqeshjes”...
Read More