‘Fenomeni’ më i çuditshëm në Shqipëri që Lei Kraja nuk do ta pranojë kurrë…

Kur jeton mes dy kontinentesh ashtu si Lei Kraja, ndonjëherë përballesh me atë që quhet ‘shoku i kulturës’ ku duhet të përshtatesh me shoqërinë e atij vendi në të cilin po qëndron momentalisht.

Ndryshimi mes dy kulturave për moderatoren dhe modelen simpatike është njësoj si rasti kur lobet e trurit ndonjëherë nuk e perceptojnë dot një informacion të caktuar.

Kur jeton në SHBA njerëzit e pranojnë njëri-tjetrin ashtu siç janë, nuk kanë komplekse dhe nuk ofendojnë paraqitjen e tjetrit.

Nëse punon në ekran, je seksi dhe i shfaq hiret e tua hapur është krejtësisht e pranueshme madje ky imazh shfrytëzohet e promovohet.

Ndërsa, në Shqipëri nëse je femër e bukur, seksi dhe punon në televizion duket si krim, të paktën kështu mendon ajo.

Nisur nga debati mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit për të cilin u pyet në #thuajemepepsi, Lei u shpreh se e ka shumë të vështirë ta perceptojë këtë fenomen të çuditshëm.

Ky debat nuk ka kuptim për të madje as që duhet të ekzistonte.

“Vetëm në Shqipëri kam parë që të jesh femër seksi dhe ta shfaqësh atë është krim” ,-tha ajo e habitur.

Kraja gjithashtu shtoi se krahas kësaj, është shumë e rëndësishme që vajzat në Shqipëri ta mbështesin njëra-tjetrën dhe jo të dalin kundra me ofendime apo paragjykime për pamjen e jashtme.

Shkruar Nga
More from Redaksia

VIP-at shqiptarë surprizojnë për Bajram…

    Në të gjitha mensat e saj sociale, Bashkia e Tiranës...
Read More