Fiken transmetimet analoge, shumë familje pa TV, Abilekaj: Ditë e zezë

Prej ditës së sotme janë ndërprerë transmetimet analoge në Tiranë dhe në Durrës.  Por nuk janë të pakëta familjet që kanë mbetur në errësirë të plotë informative.

Kjo pasi një pjesë e mirë e televizorëve nuk janë të pajisura me dekoderin DVB-T2 dhe një pjesë e mirë e familjeve nuk kanë mundësinë që ta blejnë, pasi kostoja e tij është të paktën  3 mijë lekë të reja.

Për Enton Abilekajn, drejtorin ekzekutiv të Fax News kjo është një ditë e zezë për historinë e medias në Shqipëri.

Reagimi i Abilekajt:

Mbreteroi erresira, po tani?

Është dita më e zezë për televizionet dhe teleshikuesit. Duhet të ishte ditë historike shkëputja përfundimtare nga transmetimet analoge në dixhitale, por errësirra sundon në shumicën e shtëpive. Shumica e qyettarëve me të ardhura minimale nuk kanë televizorë më marrës dixhital. 

Duhet të blejnë dekoderat universalë, po në treg nuk ka të tillë. E vetmja mundësi është që të pasurojnë më shumë kompanitë që kanë pronësinë e tranmetuesve numerikë duke blerë dekoderat e tyre.

Nuk është problemi se pasurohen ata që e filluan në mënyrë të paligjshme aktivitetin, por as ky shpenzim nuk e zgjidh problemin. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vetëm sa ka ndihmuar qeverinë që të zhysë shqiptarët në errësirën informative, duke e inkurajuar monopolizmin e transmetimeve , duke i shërbyer grykësisë së 7 operatorëve ( në fakt janë 4), që kanë marrë frekuencat kombëtare për të ofruar një shërbim të domosdoshëm, jetik për një vend demokratik. 

Qeveria vetëm sa pasuroi klientët e saj, duke sajuar shpërndarje dekoderash, që në fakt ishte vetëm trasfertë parash tek bizneset e tyre. 

Sot gjysma e Shqipërisë është në errësirë. Një errësirë si ajo e republikave islamike, ku televizioni është i ndaluar, ose lejohen vetëm TV që kalojnë censurën. Ekranet nxijnë, televizorët janë tepër nëpër shtëpitë e varfra. Hapni radiot, dëgjoni Zërin e Amerikës. Radio Londra është mbyllur.

Shkruar Nga
More from Redaksia

4 shenjat më egoiste dhe mburravece të horoskopit

Gjithmonë ekziston dikush që e konsideron veten superior, më të aftë, më...
Read More