Fillojnë dëbimet e diplomatëve… tension mes Rusisë dhe Greqise  



Tensionohen marrëdhëniet Rusi-Greqi. Qeveria greke ka kërkuar dëbimin e dy ambasadorëve rusë.

Sipas gazetës greke Kathimerini, dy ambasadorët janë larguar me argumentin e ata ndërhynin në çështjet kombëtare dhe se synonin ndikimin në çështjet ballkanike.

Sipas gazetës, diplomatët rusë kanë ofruar stimuj financiarë për të ndikuar në disa bashki dhe mitropoli të vendit dhe për të shtrirë influencën në malin e Athosit.

Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka ardhur edhe reagimi i Moskës zyrtare.

“Do u përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Edhe ne do të dëbojmë dy diplomatët grekë”, mësohet të ketë reaguar Moska zyrtare.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Veliaj i jep ‘Çelësin e Qytetit’ këngëtares Rita Ora: Simbol për ata që vlerësojmë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione...
Read More