Filmi ‘Hana’ i modeles dhe aktores kosovare do ta ketë premierën në Amerikë

Modelja dhe aktorja e filmave e cila tashmë po sprovohet si regjisore Hana Noka, do ta prezantojë filmin e saj të shkurtër për industrinë e modës.

Premiera e këtij filmi i titulluar “Hana” do të jepet në edicionin ë nëntë të festivalit ndërkombëtar të modës La Jolla (LJIFFF), i cili do të mbahet më 19-21 korrik në vende të ndryshme në La Jolla, Kaliforni, transmeton Express Rozë.

Filmi është nominuar në tri kategori – Kinematografia më e mirë, Montazha më e mire dhe Muzika më e mirë.

LJIFFF mbledh regjisorët e modës nga e gjithë bota. Qindra filmbërës të modës do të vijnë nga e gjithë bota për të shfaqur punën e tyre më elegante.

Festivali tre-ditor i filmit është një nga festivalet më të mëdha të filmit privat në botë. Për më shumë informacion, vizitoni LJIFFF.com.

Noka në film shfaq një letër dashurie të bukur në botën e modës si dhe rrugën e karrierës së saj si modele.

Çmimet do të ndahen më 21 korrik.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Rikthimi i Helenës nga Parisi/ Ç’është dashuria ime për Kadarenë?!

  Një grua shkrimtare dhe përkthyese, e cila i ka hapur udhë...
Read More