Finlandezët tallen me presidentin Trump

Finlandezët thonë se kanë mbetur të befasuar nga komentet e presidentit Donald Trump në lidhje me mënyrën se si i menaxhojnë pyjet. 

Duke vizituar zonat e prekura nga zjarret në Kaliforni, Trump tha se finlandezët i pastrojnë pyjet e tyre duke hequr gjethet dhe bimët e tepërta.

Ai tha se këto komente i ka bërë gjatë një takimi me presidentin Sauli Niinisto. Por ky i fundit tha se nuk ka folur me presidentin për këtë çështje.

“I thashë që kemi shumë pyje dhe që kemi një sistem shumë të mirë monitorimi,” thotë presidenti.

Kurse një drejtues i Shoqatës së Pyjeve në Finlandë tha se ata nuk i pastrojnë pyjet.

“Pastrojmë oborret dhe parqet,” tha ai.

Zjarret apokaliptike kanë shkaktuar qindra viktima në Kaliforni. Qindra njerëz janë raportuar të zhdukur.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vazhdon paniku: Katër tërmete pas mesnate, ja në cilën zonë ka aktivitet sizmik të lartë

  Lëkundjet e tërmetit vijojnë në Shqipëri dhe të gjitha pothuajse në...
Read More