Flet mjeku: Nga inkontinenca te prostata, sëmundjet që kërcënojnë meshkujt

Përveç sëmundjeve më të shpeshta, si diabeti, hipertermia, osteoporoza, sëmundjet kardiake; me moshimin burrat rrezikohen edhe nga problemet e inkontinencës, prostatës, deri te sëmundjet malinje të traktit urinar. Ndaj duhet të kryejnë kontrolle mjekësore të herëpashershme qoftë me mjekun urolog dhe androlog

Sot ka një rritje shqetësuese të shumë sëmundjeve që prekin burrat, të cilat në rast diagnostikimi të hershëm mund të shmangeshin ose të trajtoheshin më mirë. Por, burrat neglizhojnë shëndetin dhe shumë rrallë kryejnë vizita mjekësore. Veçanërisht pas moshës 50 vjeç ata duhet të jenë më të kujdesshëm sepse disa probleme shëndetësore mashkullore theksohen akoma më shumë, madje mund të bëhen kërcënuese për jetën e tyre. Mjeku androlog Evin Dani, për “Mapo” apelon për kontrolle, pasi sipas tij disa sëmundje rriten me rritjen e moshës, bëhen më të dukshme por në rast se sëmundja kapet në fillimet e veta mjekohet.

Sëmundjet

Patologjitë më të shpeshta janë hipertrofi beninjeje e prostatës, një patologji e cila rritet me rritjen e moshës. Në këtë kuadër hipertrofia beninjeje e prostatës ka si problem të veten edhe një sëmundje të veçantë apo të heshtur e cila është shumë serioze, kanceri i prostatës. Për shkak se kjo sëmundje vjen në mënyrë të heshtur, ndodhemi përpara një momenti shumë të rrezikshëm, shumë problematik kur pacienti merr vesh që ka kancer prostate. Ndërkohë që ai vetë shprehet se nuk ka patur ndonjë shenjë apo edhe në rastin kur shenjat janë shumë të pakta për të krijuar një lidhje me sëmundjen.

Normalisht hipertrofia beninjeje e prostatës duhet kontrolluar nga mjekët urolog apo androlog, në mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje që në fillimet e veta dhe të mjekohet.

Analizat

Analizat më të shpeshta në këtë rast përveç ekzaminimit është ekografia e prostatës. Bërja e PSA-së- prostate-specific antigen që është një lloj enzime që arrin të kapet nëpërmjet laboratorit. Dhe kjo lloj enzime, kjo shenjë shtohet shumë në rast të kancerit të prostatës.

Një tjetër ekzaminim i rëndësishëm është ekzaminimi me gisht. Do të jetë vizita e andrologut e cila kryen këtë ekzaminim, konkretisht mjeku fut gishtin nga zorra e trashë dhe të prekë nëpërmjet murit të zorrës së trashë prostatën. Do ta prekë për të parë konsistencën, madhësinë, lëmueshmërinë, ka apo s’ka dhimbje. Por është një ekzaminim shumë i rëndësishëm.

Sigurisht në këtë patologji ne parandalojmë patologji të mëdha të cilat praktikisht mund të parandalojmë probleme shumë të mëdha në drejtim të shëndetit të mashkullit.

Një tjetër patologji është matja e testosteronit. Një nga patologjitë që vijnë në mënyrë të heshtur është andropauza. Një patologji e cila vjen edhe kjo në mënyrë të heshtur, shumë e shpeshtë me rritjen e moshës ku pacientët në mënyrë graduale futen në një fazë e cila është andropauzë. Në këtë fazë ulet niveli i testosteronit e cila do të sjellë pastaj një gjendje shëndetësore të pacientit e cila shfaqet me dobësi, lodhje, marrje mendsh, ulja e përqendrimit, zgjimi i hershëm ose përgjumja gjatë ditës.

Parandalimi

Duhen kryer ekzaminimet e PSA-së, testosteroni për të parandaluar këto patologji apo për të trajtuar sëmundjet.

Shenjat nuk janë gjithmonë kaq të qarta, shpeshherë ngatërrohen apo neglizhohen. Madje ankesat e më të moshuarve në lidhje me lodhjen i veshën moshës ndërkohë që nuk kuptohet shqetësimi real. Një tjetër shenjë e këtyre patologjive është anemia, e cila konsiderohet shenjë bashkëshoqëruese në andropauzë.

Mashkulli fillon e ndryshon në tip, bëhet nervoz, i pavëmendshëm, bie në depresion. Këto janë shenja që i ka çdo njeri por që thellon nëse kalon andropauzën.

Osteoporoza, pacientët janë shumë të rrezikuar të bëjnë fraktura në këtë moshë sepse ka rënie të nivelit të testosteronit. Nëse kapet që në fillim ky mashkull sigurisht fare mirë mund të mjekohet dhe të shkojë fare mirë.

Ushqimi

Stili i jetesës ndikon shumë duke dal në pah edhe disa patologji të reja. Ushqimi, obeziteti, jeta sedentare, stresi, problemet, duhani, ndotja. Madje do të nënvizoja veçanërisht duhanin, një prej problemeve më madhore pasi ka një lidhje, një korrelacion të pirjes së duhanit dhe sëmundshmërisë. Mënyra e jetesës së kësaj moshe është shumë vendimtare dhe e lidhur me shumë patologji. Një tjetër problem është disfunksioni erektil. Pasi edhe në këtë moshë ne duam të mbajmë aktiv aktivitetin seksual dhe unë si mjek androlog them se jeta seksuale është pjesë e jetës, pjesë e domosdoshme, e pazëvendësueshme. Një jetë seksuale e shëndetshme bën edhe rritje të shëndetshme të jetës. Këta meshkuj që të mbajnë jetën e tyre seksuale të shëndetshme, të jenë të aftë të bëjnë jetë seksuale duhet të parandalojnë patologji të ndryshme të kësaj moshe, diabeti, mjekimi i tensionit etj. Shumë mjekime që përdoren për këto sëmundje si efekt dytësor kanë edhe disfunksionin erektil. Këta persona që kanë këto patologji në qoftë se do të kenë ulje të aftësisë seksuale duhet të paraqiten për të gjetur ku është shkaku dhe më pas të ndërhyhet për mjekimin.

Rastet

Është rritur zbulueshmëria kjo falë dhe sensibilizimit dhe fushatave informuese të medias. Sot gjithashtu ka informacione të gjithanshme. Nga dita në ditë ka rritje të meshkujve që paraqiten pranë klinikave të andrologjisë për t’u ankuar dhe kuruar këto patologji që deri dje ishin dhe si një sëmundje që s’mund t’ia thoshin asnjërit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Moldavja që nxiti Kutelin: Me ‘Këngë e britma nga qyteti i djegur’

Nadia, gruaja baloshe  moldave e frymëzoi për të mbledhur këngët popullore, edhe pse qyteti...
Read More