Gazeta gjermane: Dyshime për reformat e qeverisë kanë fillimisht shqiptarët, pastaj BE

Kryeministri Edi Rama ka ftuar një grup gazetarësh gjermanë në Tiranë, me shpresën se kjo do të ndikojë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në BE, por edhe për të ndihmuar në ëeljen e negociatave.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë, pasi gazetarët nuk kanë dalë me aq përshtypje pozitive.

Gazeta ‘Hannoversche Allgemeine’, e rajonit të Saksonisë, por me ndikim në Gjermani, e nis shkrimin duke theksuar mënyrën se si komunikon Rama.

“Kryeministri është në humor të keq. Edi Rama më shumë bërtet sesa flet”, shkruan gazeta.

Për më tepër, gazeta shkruan se nuk është vetëm BE që ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë, por në radhë të parë janë shqiptarët.

“Dyshime për kursin e reformave ka në radhë të parë vetë në Shqipëri,” shkruan gazeta.

“Megjithatë, dyshime rreth kursit të reformave të qeverisë shqiptare nuk ka vetëm në Europë. Në Shqipëri vetë, pakënaqësia është e lartë.

Qindra-mijëra njerëz janë larguar nga vendi vitet e fundit- në drejtim të vendeve europiane, por edhe në drejtim të SHBA-së dhe Kanadasë. Shumica e shqiptarëve vijnë në Gjermani si azilkërkues- pa ndonjë shans për të mbetur këtu.

Berlini dhe Tirana kanë punuar së bashku që prej vitit 2015, kur 54mijë shqiptarë kërkuan azil këtu. Qeveria federale tani po rekruton infermierë nga ky vend, interesi është i madh.

Shpesh dëgjon të thuhet: Nëse je i pakënaqur me qeverinë, nuk del në rrugë, por shkon në aeroport”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Veliaj: Do i japim fund fenomenit të shitjes në rrugë

                       ...
Read More