Gjermania nuk pranon hapjen e negociatave? Ja çfarë shkruan gazeta e njohur për lobimin e PD në Berlin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Parlamentit ditën e enjte se Gjermania e ka dhënë verdiktin e saj mbi hapjen e negociatave: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.

“Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri e falimentuar politikisht dhe moralisht po mundohet të japë përshtypjen se gjithçka ecën normalisht. Rama është lajmëruar mbrëmë për një lajm të keq mbi negociatat.

Mbrëmë, 24 orë pas takimit Merkel-Macron, është rakorduar qëndrimi përsa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë.

Siç e di mirë Rama, lajmi është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, një lajm që Shqipëria nuk e meriton. Është verdikti gjerman: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave”, tha Basha.

Megjithatë, gazeta e njohur austriake ‘Der Standard’ shkruan sot se Gjermania është pro hapjes së negociatave.

Ajo thekson se PD po përpiqet që të mos hapen negociatat.

“Qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama ka pak miq në BE, për shkak se shumica e shteteve të BE drejtohen nga të djathtët.

Opozita, Partia Demokratike konservatore- kërkon siç ndodh zakonisht në Ballkan, të mos i lejojë asnjë sukses qeverisë dhe lobon kundër hapjes së negociatave.

Edhe në CDU dhe CSU ka njerëz që janë kundër hapjes së negociatave. Megjithatë fjalën e fundit e ka Merkel dhe ajo është pro hapjes së negociatave”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbretëresha Elizabeth II adhururese e modës

  Shfaqja e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, në rreshtin...
Read More