Greqia bllokon tonelata me domate shqiptare: Kishin nivel të lartë pesticidesh

Sekuestrohen 4.600 kg domate në dy kontrolle të mëngjesit të sotëm në kompani të njohura greke, në mjaft njësi shitëse në Athinë.

Sipas News24, Agjencia për Kontrollin Cilësor, Higjienik dhe të Kimikateve në fruta-perimet e Pireut, ka konstatuar se në dy ngarkesa domatesh të ardhura nga Shqipëria dhe Italia, niveli i pesticideve ishte shumë herë më i lartë se i lejueshmi.

Menjëherë rreth 5 ton domate janë tërhequr nga tregu dhe janë shkatërruar për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Gjatë kontrollit u vu re se kompania përkatëse me shumë njësi shitjeje në Athinë ka shpërndarë në treg domate me kimikate të tilla, duke deklaruar se vijon kontrolli gjatë gjithë kësaj periudhe.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Financimi i partive, mbartësi i të gjitha problemeve në politikën shqiptare

Nga Ervis Iljazaj Politika shqiptare ka shumë probleme, me korrupsionin, me drejtësinë,...
Read More