Gruaja vret burrin në mes të pazarit, ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Krimi në familje ka goditur sërish në vendin tonë.

Gruaja ka vrarë bashkëshortin e saj mëngjesin e kësaj të diele. Violeta Donaj ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë burrin e saj Kujtim Donaj, banues në Rrëshen.

Sipas njoftimi të policisë, ngjarja ka ndodhur në tregun e Milotit. Fax News raporton se çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke tregtuar, pasi çifti ishte tregtarë në tregun e Milotit dhe ngjarja ka ndodhur pranë tezagave ku shiste çifti.

Sipas dëshmitarëve, gruaja ka qenë së bashku në shoqërinë e një gruaje tjetër, mendohet kunata e saj, teksa ka qëlluar drejt bashkëshortit të saj.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që 35-vjeçarja ka qëlluar për vdekje bashkëshortin, 42 vjeçar.

E reja ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çifti kishte dy fëmijë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Forca e populistëve dhe dobësitë e kundërshtarëve të tyre

Mungesa e rinovimit të ofertës politike ka bërë që partitë e vjetra...
Read More