“Habilajt”, Cutillio: Procesi në Katania nuk është direkt për ish-ministrin Tahiri

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, ka deklaruar se porocesi që po zhvillohet në Itali për grupin Habilaj nuk është i lidhur direkt me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Këtë deklarata ai e bëri nga Shkodra, ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.

“Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh ambasadori Cutillio.

Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka pasur precedent më herët në vendet Europiane.

“Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë europiane, ndoshta s’ka askund.

Eshtë reformë e thellë dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare.

Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të Gjykatës Kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në veting.

Por natyrshëm ky është çmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë”,tha ambasadori.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Claudia Cardinale dhe tmerri i përdhunimit: Por prej tij lindi Patricku im..

  Ajo nuk është tipi që bën komente mbi skandalin (për ngacmimet...
Read More