‘Hajdut, kriminel’: Një person sulmon makinën e ish-ministrit Ilir Beqja, policia e arreston…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytet. Makina e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja është goditur me gurë nga një person rreth të dyzetave. Sulmi ndaj makinës së ish-ministrit Beqaj ka ndodhurpranë zonës së “Pallatit me Shigjeta”.

Deputeti socialist shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një “Volkswagen Touareg” dhe një “Mercedes” me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Gazetarët e “Gazetës Shqiptare” kanë rastisur në vendngjarje dhe e raportuan menjëherë incidentin që ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites. Ky person ka rrëmbyer një vazo ndanë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:

– Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë.

I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikëqyrje nga shërbimet e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kthesa e madhe e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut është gati të lejojë mbikëqyrësit ndërkombëtarë në impiantet e...
Read More