Hashashi që prodhon krime: Nipi e vrau gjyshen pasi i kërkoi lekë…


E moshuara Floresha Shkurti, e gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, një ditë më parë, nuk ka humbur jetën nga shkaqe natyrore, por nga një agresion i nipit të saj 21-vjeçar, tashmë i arrestuar.

Policia e Durrësit, përmes specialistëve të saj hetimorë ka bërë të mundur detajimin e plotë të ngjarjes. Sipas asaj që raportohet nga policia, për vrasjen e shtetases 81-vjeçare është arrestuar nipi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.

Ai, dyshohet se mesditën e së enjtes ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, siç thuhet për motive të dobëta, ndërsa 81-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ka qenë vetë nipi që lajmëroi policinë, pasi sipas tij është personi i parë që e ka gjetur pa jetë gjyshen e tij. Sipas burimeve, e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi i biri i saj kishte ndërruar jetë pak vite më parë.

Ndërkohë që një ditë më parë ai tha se e donte shumë dhe nuk kishte asnjë arsye ta vriste, sot policia bën me dije se ka treguar se ai e ka vrarë, pasi ajo nuk i ka dhënë para.

Sipas gazetës Panorama, mësohet se djali është përdorues hashashi dhe ka kërkuar lekë te gjyshja. Ajo nuk i ka dhënë dhe ai e ka masakruar, duke e lënë të vdekur në vend.

21-vjeçari Redmon Gruda do të procedohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Projekti i “Astirit” duhet të ndalet

Nga Ervis Iljazaj Edhe pas shumë javë protestash, apo denoncimesh për afera të...
Read More