Horoskopi ditor, 15 qershor

Dashi
Mos i lejoni të tjerët që të ndikojnë në zgjedhjet tuaja kryesore, sidomos në vendin e punës. Parashikohen të reja interesante nga pikëpamja sentimentale, por duhet të jeni më shumë pjesëmarrës në çështjet familjare.

Demi

Duhet të jeni kurajoz dhe impulsiv dhe kjo sjellje nëse nga njëra anë do ju lejojë që të tregoheni të sigurtë në veten tuaj, nga ana tjetër mund të ngjallë zilinë e të tjerëve. Gjatë kësaj dite duhet të bashkëpunoni për një projekt të ri.

Binjakët

Parashikimet e kësaj dite, premtojnë projekte të reja interesante, si në sferën profesionale edhe në atë personale. Në mbrëmje do të shfaqni anën tuaj romantike.

Gaforrja

Do të jeni shumë impulsiv, dhe shpesh do të tërhiqeni në debate që mund t’iu bëjnë që të humbni shumë nga koha juaj e çmuar. Mundohuni që të shmangni polemikat dhe tensionet në punë. Raporti në çift, do të jetë mjaft harmonik.

Luani

Nuk këshillohet që gjatë kësaj dite të merrni vendime shumë të nxituara, sidomos lidhur me investimet profesionale. Në çështjet e punës, mos pranoni kompromise që mund të kompromentojnë punën tuaj.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e cila ju sugjeron që të jeni më të qetë dhe të kujdesshëm, sidomos në dashuri. Acarimi i krijuar lidhur me dyshime të vogla apo përplasje nga e kaluara, duhen ripërpunuar, sidomos nëse keni ndërmend që ti bëni një propozim të rëndësishëm partnerit/es tuaj.

Peshorja

Ka disa rreziqe me të cilat duhet të përballeni me vëmendjen maksimale. Në punë, parashikohen marrëveshje të rëndësishme për projektet tuaja. Jini sa më strategjik dhe mos u nxitoni që të merrni vendime të rëndësishme.

Akrepi

Në punë mundohuni të mos jeni shumë krenarë. Nëse keni vështirësi me një projekt, mos u druani që ti kërkoni ndihmë një kolegut tuaj. Dashuria do të jetë e turbullt dhe kjo gjë do ju tensionojë, por nuk përjashtohen as kthesat pozitive.

Shigjetari

Kjo ditë do ju gjejë dembelë dhe kjo sjellje e juaja, do të ketë pasoja në punë, por edhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Mundohuni që të reagoni sa më parë, pasi situata mund t’iu rrëshqasë nga duart.

Bricjapi

Po luani një rol të rëndësishëm, për realizimin e një pune të rëndësishme, për karrierën tuaj aktuale. Megjithatë duhet të jeni gati të meditoni lidhur me disa diskutime me bashkëpunëtorët tuaj. Të gjitha tensionet në dashuri apo në familje do të sheshohen kohëve të fundit.

Ujori

Tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj, për shkak se mund të keni disa probleme. Dashuria dhe bashkëpunimi me partnerin/en, do ju lejojnë që të rigjeni qetësinë me veten dhe ndjenjat tuaja.

Peshqit

Nuk do të jeni të kënaqur me kontributin e kolegëve tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të punoni më shumë, duke ju sforcuar. Megjithatë shmangni rënien pre e provokimeve të të tjerëve, ose në të kundërt rrezikoni të humbni më shumë kohë. Në dashuri do të merrni përgjigje.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rita Ora, ‘e fiksuar’ me ushqimin tradicional shqiptar

    Këngëtarja e famshme, Rita Ora ka provuar ushqime të ndryshme...
Read More