“I bleva arush, por, kur shkova, e gjeta duke u puthur me një tjetër”, aktori i “Portokalli” tregon tradhtinë e ish-it



Gjatë lojës “Ndaje ose haje” në emisionin “Shiko kush luan, aktori Florjan Binaj duhet t’i përgjigjej një pyetjeje, përndryshe duhet të konsumonte një prej ushqimeve.

Florjani duhet të tregonte emrin e një vajze që i ka pëlqyer shumë dhe aktori vendosi të përgjigjej duke treguar një histori.

Florjani rrëfeu se dy të rinjtë kishin nisur pëlqimet ndaj njëri-tjetrit, madje aktori i kishte blerë një arush për ditën kur do takoheshin tek kodrat e Liqenit.

Mirëpo kur mbërriti atje u habit kur pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një tjetër.

Nga kjo ngjarje kanë kaluar shumë vite, megjithatë Florjani e tregon me humor. Kujtojmë që aktori sot është i martuar me bashkëshorten e tij dhe është baba i dy fëmijëve.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Dasma Mbretërore: Princi Charles vendos ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit

  Princi Charles ka vendosur ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit të...
Read More