I ftuari i parë i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës në UET, Artan Shkreli flet më në fund për Teatrin

Prej kohësh pritet në rrjetet sociale prononcimi i Artan Shkrelit për çështjen e Teatrit. Më në fund, Shkreli ka folur.

I ftuar në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, si pjesë e Forumeve UET, nën moderimin e shefes së Departamentit të Komunikimit Belina Budini, arkitekti dhe zv.ministri i Energjetikës e Infrastrukturës Artan Shkreli ka diskutuar për çështjet e arkitekturës në Shqipëri, si dhe ka prekur temën e shumëpërfolur të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai ishte edhe i ftuari i parë me ekspertizë në fushën e arkitekturës, në forumet UET, në kuadër edhe të hapjes së Fakultetit më të ri, atij të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Pikërisht kjo iniciativë e Universitetit Europian të Tiranës, është cilësuar nga Shkreli si një risi dobiprurëse për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Qëndrimin e tij asnjanës në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të këto kohëve, atë të Teatrit Kombëtar, Artan Shkreli e argumentoi në të njëjtën mënyrë, duke u shprehur se pozita e tij si nëpunës shtetëror e “detyron” t’i shohë çështjet në një tjetër këndvështrim.

“Nëse unë do të isha sot në ato kushtet e një njeriu të shoqërisë civile, unë me papërgjegjshmërinë e ligjshme që i takon një njeriu në atë pozicion, do thoja ‘gjeni lekët ku të doni, restauroni këtë teatër që është’. Unë këtë nuk e them dot në pozicionin që jam. Po unë jam, i njëjti person, por është i rëndësishëm pozicioni i një njeriu që ka një detyrë ku është i ‘detyruar’ ta shohë një çështje më gjerë sesa e sheh kur ka vetëm një angazhim specifik”, ka thënë ai.

“Heshtja nuk është domosdoshmërisht aprovim për prishjen sikurse nuk është një klithje për ta ruajtur objektin se s’bën. Qëllimi im do të ishte amoral në qoftë se unë do të drejtoja tjetër organizatë dhe do t’i isha bashkuar qeverisë së sotme, ky është qëndrimi amoral. Qëndrimi im është etik. Unë nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim pasi nuk kam pasur një qëndrim për teatrin. Pse unë nuk kam një qëndrim për teatrin është një gjyq që duan të ma bëjnë njerëzit dhe mund ta bëjnë gjyqin… Asnjë njeri nuk mund të dënohet se pse nuk ka një qëndrim, njerëzit mund të dënohen se pse kanë një qëndrim”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rreziku i vërtetë vjen nga vetja jonë

Nga Fitim Zekthi, Revista Mapo Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar,...
Read More