Ironia e Sergio Ramos: Karius? Edhe Firmino u ftoh nga bulëzat e djersës sime!

“Në fillim dëmtimi i Salah në shpatull, më pas goditja në kokë ndaj Karius. Tani ka mbetur që Firmino të thotë se është ftohur nga bulzat e djersës sime.”

Kjo është përgjigjia ironike e Sergio Ramos për të gjithë ata që mendojnë se ndërhyrjet e tij antisportive kushtëzuan ecurinë e sfidës finale të Championsit mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit. Mbrojtësi andaluz, tashmë i grumbulluar me Kombëtaren e Spanjën për Botërorin, duket i bezdisur që është folur kaq gjatë për Salah e tashmë po bëhet e njëjta gjë edhe për Karius.

“Nuk doja të flisja, por po ta shikoni me kujdes, është ai që mbërthen më parë krahun tim. Më thonë që kam bërë një lëvizje prej xhudisti, por është ai që më ka kapur, më pas unë rrëzohem në një anë, ndërsa Salah dëmtohet në shpatullën tjetër. Kam komunikuar me Salah pas ndeshjes dhe jemi sqaruar.”

Ramos është i ftohtë në reagimin e tij, madje shkon edhe më tej, deklaron se Salah mund të vazhdonte të luante.

“Nëse do të kishte bërë një injeksion për të mos ndier dhimbjet, do të mund të luante në pjesën e dytë. Unë e kam bërë në të kaluarën.”

Dhe në fund, një fjali e mbrojtësit për të përmbledhur këtë histori.

“Duhet të dini një gjë: kur bëhet fjalë për mua dhe për Realin e Madridit, gjërat gjithmonë zmadhohen.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Kamarja e tradhtarit”, roman i Ismail Kadaresë, një alegori e pushtetit të Shqipërisë së vjetër

  “Kamarja e tradhtarit” është një alegori e pushtetit dhe e Shqipërisë...
Read More