Jeta rifillon në vjeshtë

Mendojeni si një pranverë të dytë. Si një rilindje dhe jo ajo që varros ditët ndoshta më të bukura që keni kaluar gjatë vitit, ku shqetësimi i vetëm bëhet si të bëhesh çokollatë në mënyrë uniforme e ta thekësh lëkurën nën rrezet e diellit…

E pra gjithçka e ka një fund, madje ditët e lumtura të pushimeve ikin edhe më shpejt sesa e kishe menduar.

E sado bujare të tregohet klima mesdhetare duke e zgjatur sezonin veror deri në mes të shtatorit me temperaturat përvëluese, e di që vjeshta është te dera.

Dhe ja ku trokiti me njëmijë e një telashet e saj. Rikthimi në qytetet që të detyron ta rimarrësh ritmin aty ku e ke lënë, mes kaosit të përmëngjesshëm me trafikun, rutinës së pashmangshme “9 me 5” të orareve zyrtare të punës ( ku ca ditë të mira ikin duke rrëfyer eksperiencën verore, ç‘është e drejta!), pastaj nisin telashet me fëmijët që duhet t’i bësh gati për në shkollë ( më i dhimbshmi është zgjimi që pa gdhirë për t’i bërë gati e përcjellë)….Lista e gjëra që të stresojnë në vjeshtë bëhet e gjatë. Por, ndaluni pak, mendoni pozitivisht.

Sigurisht që nuk do të bëhet po aq e bukur sa stina që lamë pas, por mund të jetë një pranverë e dytë. Kur gjërat rilindin, rifillojnë me një ritëm më të paqtë.

I lini pak kohë vetes për t’u qetësuar, disa seanca relaksi e masazhi, një takim te estetisja dhe parukierja që do ju sjellë në formë të përsosur ( ja ku ja gjetëm një të keqe verës që na dehidraton flokët e lëkurën ) , lexoni këshilla si ta përballoni stresin e rikthimit dhe hani shëndetshëm ( pa dyshim i keni fituar ca kilogramë ) dhe bëni gati dollapin për më të mirën e vjeshtës; tendencat e reja. Sepse vjeshta na do romantike me e shpirt bohem.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Europa, tokë e lakmuar

Nga Angelo Panebianco  - I drejtohemi më shumë shëmbëllesave historike kur kohët turbullohen,...
Read More
CLOSE
CLOSE