Jonida Vokshi vjen me një format krejt të ri, “ Personale“!

E bukur, e talentuar, një prej figurave më të dashura televizive, aktore e kinemasë dhe e serialeve televizivë, imazh reklamash…Por jo vetëm.

Moderatorja dhe aktorja e dashur për publikun nuk ka sesi të mungojë në këtë sezon të ri televiziv.

Bukuroshja Jonida Vokshi e sqaroi vetë, përmes Instagramit, se do ta shohim sërish në Digitalb, por ndërkohë premton risi e ndryshime.

Jonidën e pamë të drejtonte talk show-n “Thurje“, ndërsa tani ka nje projekt të ri televiziv.

“Asgjë personale, gjithcka personale. Formati im i ri në Digitalb “ Personale“ së shpejti….

Kaq për momentin“, ka shkruar prezantuesja bukuroshe duke na treguar kështu se si do të quhet emisioni i saj i ri e duke na orientuar disi mbi formatin, por pa hyrë shumë në detaje.

Dhe në fakt, funksionoi sepse kureshtarë, u bëmë shumë!

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

1.1 mld euro, zbulohet formacioni më i shtrenjtë i të gjitha kohërave

Pasi braziliani Alisson vendosi një rekord të ri për shumën e paguar...
Read More