Juventusi, Champions-i fillon nga Valencia. Dybala në stol, dritat mbi Ronaldon

Sot fillon sezoni i vërtetë për Juventusin. Ekipi i Massimiliano Allegrit fillon të ngjisë “maloren” e Champions-it, i cili është objektivi parësor dhe i vërtetë i sezonit. Këtë vit, në anën e “Zonjës së Vjetër” do të jetë edhe një lojtari i “prerë” për këtë kompeticion, që ka emrin: Cristiano Ronaldo.

Dallimi me vitet e kaluara për bardhezinjtë është i gjithi këtu, te një emër: Ronaldo (fitues i Champions-it në tri edicionet e fundit radhazi me Real Madridin). Ai përbën një vlerë të madhe, që i shtohet Juventusit. Dhe udhëtimi drejt “Olimpit” fillon nga Valencia. CR7 do të luajë praktikisht në shtëpi: një fushë spanjolle, që e njeh mirë, dhe në një habitat si Champions-i, krejt i natyrshëm për të.

Formacioni dhe strategjia e Massimiliano Allegrit rrotullohet rreth yllit portugez dhe dhjetë lojtarëve të tjerë. Trajneri i Juventusit duket se ka marrë një vendim surprizë të orëve të fundit në këtë drejtim, duke e mbajtur ende jashtë 11-shes startuese argjentinasin Paulo Dybala. Nuk do të jetë titullar as Douglas Costa, i pezulluar në kampionat me 4 ndeshje, pas pështyrjes që i bëri Di Francesco.

Një zgjedhje edhe më e guximshme është ajo e Allegrit, e cila përsëri shpërblen Bernardeschi, që po shfaq formë të mirë në fillim të sezonit dhe, gjithashtu, përdoret në ekipin kombëtar nga Roberto Mancini.

Cancelo dhe Cuadrado pritet të jenë anësorët me qasje ofensive, me ish-lojtarin e Interit në të majtë, për një formacion shumë sulmues. Në kahun tjetër, Valencia nuk do të ketë ish-lojtarin e Interit, Kondogbia, i cili është duke luftuar me një problem muskulor. Çifti sulmues do të formohet nga Rodrigo dhe Gameiro, me Michy Batshuayi gati për të hyrë në lojë në vazhdim.

Këto janë dy formacionet e mundshme të Valencias dhe Juventusit për ndeshjen e sotme, që starton në orën 21:00, në “Mestalla”:
VALENCIA (4-4-2): Neto; Piccini, Gabriel, Diakhaby, Gayà; Soler, Parejo, Wass, Guedes; Rodrigo, Gameiro.
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Cancelo; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vrasje në Tetovë para selisë së BDI-së, njëri nga të arrestuarit është nga Shqipëria

  Një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën...
Read More