Kadare përgëzon iniciativën më të re në UET: Interesi për artin nuk bie kurrë

Shkrimtari Ismail Kadare gjatë një bashkëbisedimi ditën e djeshme me Përgjegjësen e departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit prof. asoc. dr. Belina Budini, kur u pyet se UET sapo ka themeluar Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale dhe si e shikon ai këtë kur në kohën që jetojmë sot por edhe kërkesa në tregun e punës janë më të pakta se degët e tjera të studimit, Kadare me anë të një video-mesazhi e ka përgëzuar këtë nismë të Universitetit Europian të Tiranës, duke u shprehur se kjo nismë tregon se interesi për artin, letërsinë dhe dijen sokratike është akoma i lartë.

Në këtë botën e sotme ku është bërë e modës të thuhet se nuk lexohet libri si më parë, rrjedhimisht nuk çmohet letërsia si më parë, rrjedhimisht nuk luan rol letërsia si më parë, akoma më rrjedhimisht nuk adhurohet si më parë, nuk ka një lloj hymnizimi të saj, hymnizimet nuk janë kurrë të mira, por ndonjëherë janë të dobishme kur është fjala për artet.

Mua më bëhet qejfi se unë jam njeri i letrave, njeri i arteve dhe në mënyrë instiktive, më pëlqen të besoj që kjo nuk është e vërtetë. Që njerëzit do ta duan gjithmonë, e kanë dashur artin, letërsinë dhe do ta duan gjithmonë, qofshin me një ndërtim akademik të brendshëm të tyre ose të brendshëm dhe të jashtëm njëkohësisht, qofshin me si një shpirtësi, një gjë qiellore, një gjë që gjithmonë ka nevojë njeriu të ketë përtej jetës së përditshme që jeton.

Që shpesh na duket e mërzitshme dhe qëllon që është e mërzitshme, ç’është e vërteta, por jo aq sa ç’e bëjnë njerëzit sepse nganjëherë njerëzit për t’u dukur dhe interesantë snobojnë, ose në kurriz të jetës si të thuash, që iu duket jeta pa interes shumë dhe e cekët dhe e pathellë… Pra, mua më pëlqen shumë që kur ka.. unë mendoj që interesi për artin nuk bie kurrë.

E mira është që ky të nxitet dhe ju forma juaj që më shpjeguat me gjithë atë armatë, fjala armatë është e ashpër shumë, por në këtë rast le t’i japim një kuptim përqendrimi dhe ëmbëlsie si të thuash… këta janë amatorët e artit, besnikët e saj, kalorësit e saj, përdor fjalën besnik dhe kalorës do të thotë ata që mbrojnë letërsinë kur duhet, edhe kur ajo rrezikohet. Arti dhe letërsia ka shpesh faza në fazat njerëzore që rrezikohen.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Italia ka më në fund qeverinë e saj

Pas 88 ditësh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e...
Read More