Katastrofa natyrore e Sierra Leones, ende 600 njerëz të zhdukur

Të paktën 600 persona ende konsiderohen të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve masive në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown dhe përreth tij.

Presidenti i vendit, Ernest Bai Koroma tha se komunitete të tëra janë zhdukur dhe se katastrofa e ka vënë në gjunjë shtetin.

Autoritetet lokale në Freetown thanë se numri i viktimave ka arritur në thuasje 400 dhe janë planifikuar varrime masive për të liruar morgjet.

Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar mes shkatërrimit, ndërsa Ministria e Brendshme lajmëroi se të humburit janë me mijëra.

Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se është një garë kundër kohës për të gjetur të mbijetuarit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pse vejushat rrezikojnë të vdesin më herët se zakonisht?

Ju mund të vdisni nga një zemër e thyer. Vejushat kanë një...
Read More