Kejvina Kthella shfaqet edhe një herë tejet joshëse..

Velina bionde e “Xing me Ermalin”, nuk resht së provokuari me postimet e saj në rrjetin social “Instagram”.

Këtë herë Kejvina Kthella ka publikuar pamje teksa ka të veshur një fustan të gjatë, por që i nxjerr jashtë asetet, duke e bërë kështu velinën të duket mjaft  sensuale.

Siç shihet edhe nga postimi i Kejvinës, ajo ka veshur një fustan të gjatë me një dekolte të hapur që i nxjerr në pah gjoksin dhe me një të çarë në pjesën e poshtme, ku velina nuk nguron të tregoj këmbën e saj të gjatë.

Duhet thënë se velina bukuroshe duket super seksi me këtë fustan dhe si gjithnjë ajo ia arrin të tërheq vëmendje me postimet e saj mjaft provokuese, duke u vënë në qendër të shkrimeve të mediave rozë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hiqni thinjat në flokë përgjithmonë, me patate

Flokët bëhen të thinjura kur qelizat ngjyrë-prodhuese ndalojnë prodhimin e pigmentit. Në...
Read More