Kënga e Botërorit arrin 20 milionë klikime, por Era nuk performoi në ceremoninë e hapjes…

 

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, pak javë më parë bëri publik lajmin që është pjesë e këngës së Kampionatit Botëror 2018.

Videoklipi i këngës së Kampionatit Botëror, ku këndon Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, u publikua rreth gjashtë ditë më parë, dhe tashmë ka mbledhur mbi 20 milionë klikime.

Ndërkaq në ceremoninë hapëse të Botërorit në Rusi, raportohej se e pranishme do të ishte edhe kosovarja, e cila pritej ta këndonte hitin “Live It Up”.

Por sipas mediave një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe në hapjen zyrtare Era nuk ka qenë e pranishme për të kënduar.

Nëna e saj Syzana Tahirsylaj, në një prononcim për mediat kosovare ka treguar, se Era do të performojë live në Rusi në mbylljen e Kampionatit dhe jo në hapjen e tij.

“Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gjermania apel shqiptarëve: Ja vendet e punës për ju

Gjatë vitit 2017-të, Gjermania është parë si destinacioni kryesor nga shumë shqiptarë...
Read More