Kequshqyerja, OBSH: Në Shqipëri, fëmijët nga të uritur në obezë

Shqipëria rezulton ndër të paktat vende në botë që vuan nga forma të shumëfishta të kequshqyerjes, që nis nga kequshqimi në moshë të hershme, uria në një pjesë të konsiderueshme të popullatës (sidomos moshat e vogla), obeziteti te fëmijët dhe te të rriturit

Studime të reja vijojnë të sinjalizojnë se numri i njerëzve të uritur në botë po rritet, duke arritur në 821 milionë në vitin 2017 ose një në çdo nëntë njerëz, sipas Raportit të Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Botë 2018. Progres i kufizuar po bëhet gjithashtu në trajtimin e formave të shumëfishta të kequshqyerjes, duke filluar nga fëmijët deri tek obeziteti i të rriturve, duke rrezikuar shëndetin e qindra miliona njerëzve.

Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria rezulton ndër të paktat vende në botë që vuan nga forma të shumëfishta të kequshqyerjes, që nis nga kequshqimi në moshë të hershme, uria në një pjesë të konsiderueshme të popullatës (sidomos moshat e vogla), obeziteti te fëmijët dhe te të rriturit. Grupi i shteteve me kaq shumëllojshmëri problematikash në të ushqyer përfshin edhe Egjiptin, Libinë, Sirinë, Iraku, Afrika e Jugut dhe vendi ynë krahas tyre.

Raporti thekson se uria ka qenë në rritje gjatë tri viteve të fundit, duke u kthyer në nivele prej një dekade më parë.

“Ky ndryshim në progres dërgon një paralajmërim të qartë se duhet bërë më shumë dhe urgjentisht nëse Synimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm i Zero Uri do të arrihet deri në vitin 2030. Situata po përkeqësohet në Amerikën e Jugut dhe në shumicën e rajoneve të Afrikës, ndërkohë që tendenca në rënie e kequshqyerjes që karakterizoi Azinë është ngadalësuar ndjeshëm”, citohet në raport.

Raporti vjetor i OKB-së zbuloi se ndryshueshmëria e klimës që ndikon në modelet e reshjeve dhe stinët bujqësore dhe ekstremet klimatike si thatësira dhe përmbytjet, janë ndër nxitësit kryesorë pas rritjes së urisë, së bashku me konfliktin dhe ngadalësimin ekonomik.

“Shenjat alarmuese të rritjes së pasigurisë ushqimore dhe niveleve të larta të formave të ndryshme të kequshqyerjes janë një paralajmërim i qartë se ka ende punë të konsiderueshme për t’u siguruar që ‘të mos lëmë askënd prapa’ në rrugën drejt arritjes së qëllimeve të SDG për sigurinë e ushqimit (FAO), Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dhe OBSH. Nëse duam të arrijmë një botë pa urinë dhe kequshqyerjen në të gjitha format e tij deri në vitin 2030, është e domosdoshme që të përshpejtojmë hapat dhe të rrisim veprimet për të forcuar aftësinë ripërtëritëse dhe përshtatjen e sistemeve ushqimore dhe jetesën e njerëzve në përgjigje të ndryshueshmërisë klimatike dhe ekstremeve”, -thuhet në raport.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zef Skiro di Maxho: Nëpër udhat e parajsit shqipëtar dhe t’arbëresh

Ndëpër udhërat e parrajsit shqipëtar dhe t’arbëresh, Zef  Skiro di Maxho sjell...
Read More