Këshilla që nuk duhet humbur: Personat në meso-moshë duhet të …

Një fushatë e re ka nisur, me kërkesën që personat në meso-moshë të konsumojnë më pak alkool.

Fushata e re u bën thirrje personave nga mosha 45 deri në 65 vjeç që të kenë disa ditë të rregullta pa asnjë pije alkoolike.

Personat në meso-moshë janë më të prirur për të konsumuar alkool se grupet e tjera.

Rekomandimi i ekspertëve është që të konsumohen 14 njësi në javë.

Por një sondazh ka zbuluar se personat në meso-moshë e kanë më të vështirë që të ulin konsumin e alkoolit sesa të ushqehen shëndetshëm apo që të stërviten.

Mjekët thonë se ditët pa alkool përmirësojnë gjumin, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe reduktojnë rrezikun nga presioni i lartë i gjakut dhe kanceri.

Personat në meso-moshë zakonisht nuk konsumojnë alkool që të dehen, por e shohin atë si një aktivitet social. Ai tashmë është bërë zakon dhe pjesë e jetës së tyre.

Por mjekët thonë se sa më shumë të konsumosh alkool, aq më shumë rritet mundësia që të prekesh nga sëmundje të tilla si kanceri apo sëmundjet e zemrës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“I duhemi armiq këto kohë!” Si reagoi media pas sulmit të Ramës

Sulmet e djeshme të kryeministrit Edi Rama morën vëmëndjen e të gjitha...
Read More