Këto pamje fantastike vijnë nga maja e Gjallicës

Bora tashmë thuajse ka shkrirë e gjitha dhe temperaturat e larta të verës i kanë bërë njerëzit të hedhin sytë drejt detitit. Por ka mjaft vende ku flladi i freskët dhe bukuritë natyrore janë fantastike.

I tillë është edhe mali i Gjallicës, që në këto ditë të nxehta vere jo vetëm që ruan flladin e freskët, por ende maja e tij është me borë.

Gjallica është mali më i lartë në rrethin e Kukësit me lartësi prej 2489 m mbi nivelin e detit.

Ai ngrihet në lindje të qytetit të Kukësit, mes Malit të Koritnikut dhe atij të Kolesjanit.

Lumi i Lumës ka gërryer një kanion të thellë mes Malit të Koritnikut dhe Gjallicës, duke formuar Grykën e Vanave, kurse në Jug, Gjallica ndahet nga Mali i Kolesjanit nga një përrua që ka formuar një kanion po ashtu të thellë.

Këto foto që sjellim për ju nga lexuesit tanë, tregojnë disa pjesë të kësaj bukurie.

34308327_1764235326948618_6751009000931721216_n34320712_1764235066948644_2975873326322286592_o34345950_1764235383615279_6456044412412624896_o34367960_1764235373615280_5404975286976512000_n34367966_1764235270281957_1660212697666420736_n34386242_1764235276948623_5057294497499578368_n (1)34386242_1764235276948623_5057294497499578368_n34396840_1764235406948610_1594765363239714816_n34397565_1764235180281966_4209424037228576768_n34509861_1764235150281969_8866628454066421760_n
Shkruar Nga
More from Redaksia

Enke Fezollari: Grua, ndalu të lindësh mëkatarë!

  Në petkat e heroit shekspirian, Hamlet, regjisori shqiptar – i cili...
Read More