Kjo 74-vjeçare tërë jetën ndjek pesë rregulla: Prandaj është njëra ndër femrat më të bukura të botës!

Catherine Deneuve është ikonë mode, muzë e shumë regjisorëve të famshëm dhe femër shumë e bukur e cila – edhe pse “shkel” në decenien e tetë – nuk plaket.

Këshillat e saj nuk mund të jenë më të thjeshtat, mirëpo ajo është shembull i qartë që janë shumë efikase.

Është e njohur për rolet fantastike në filmat gjatë viteve ’60 dhe ’80 të shekullit të kaluar, por edhe për dukjen suptile dhe bukurinë e cila i ka rezistuar kohës.

Ylli francez tërë jetën u është përmbajtur rregullave të caktuara kur është fjala për dukjen, ndërkaq këto pesë i ka ndarë si ato që e kanë bërë kështu siç është – njërën ndër femrat më të bukura të botës!

  1. Kuroni dhe mbroni lëkurën

“Jemi rritur ashtu që gjithmonë kemi qenë të kujdesshëm ndaj rrezeve të diellit. Nëna ime më ka tërhequr vërejtjen që kur kam qenë e vogël që duhet patjetër të mbroj mirë lëkurën e fytyrës. Mendoj që për këtë shkak edhe lëkura ime është ende në gjendje të mirë. Përherë hidratoni lëkurën gjatë ditës, mirëpo nuk jeni të detyruara çdo natë”.

  1. Ujë me limon

“Çdo mëngjes pi limonadë pa sheqer. Nuk e pastron edhe aq organizmin, por mendoj që është e shkëlqyeshme për lëkurë dhe bardhësinë rreth syve”.

  1. Dukja natyrale

“Gjithmonë kam vënë pak grim madje shumë të lehtë. Pak a shumë edhe duke u plakur, mendoj që më mirë është të vëmë grim të thjeshtë dhe të lehtë”. Prandaj, Catherine konsideron që duhet theksuar vetullat, mirëpo nëse ka intervenim, atëherë është rasti për vizatimin e tyre.

  1. Pa parfume, askund!

Aromat janë shumë të rëndësishme për femrën.

  1. Kujdesi për flokët me preparate natyrale

“Pasi nuk jam bionde natyrale, jam ngjyrosur dhe vetvetiu patjetër jam detyruar të orientohem në kujdesin për flokët. Natyrisht, me preparate natyrale”, ka zbuluar Catherine.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dy ambasadorë ‘trokasin’ në zyrën e kryeprokurores Arta Marku

Dy ambasadorë kanë mbërritur para pak minutash në zyrën e kryeprokurores Arta...
Read More