Klaudia Pepa i habit të gjithë me postimin e fundit, etiketon Albin dhe Albën

Marrëdhënia e çiftit të famshëm të balerinëve shqiptarë, Albi Nako dhe Klaudia Pepa ka qënë nga më të komentuarat për disa muaj më radhë.

Prej disa muajsh balerina Klaudia Pepa dhe koreografi Albi Nako janë në qendër të vëmendjes si nga publiku ashtu edhe nga mediat rozë.

Para një viti ata bënë publike ndarjen e tyre, por njëkohësisht treguan se vazhdojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë miqësore, pavarësisht se Klaudia jeton në Itali ndërsa Albi në Shqipëri.

Ndërsa kohët e funti Albi u përfol se është në një lidhje dashurie me një tjetër balerinë nga trupa e tij e baletit, Alba Hoxha. Edhe pse ata janë kapur shumë herë bashkë me pushime, si Albi ashtu edhe Alba e mohuan se janë të lidhur.

Pavarësisht kësaj, duket se Klaudia nuk i ka problem thashethemet që janë bërë kohët e fundit për ish-bashkëshortin. Ajo sapo u zbuloi fansave të saj se marrëdhënia mes saj dhe Nakos e Hoxhës është mjaft e mirë.

Image

Shkruar Nga
More from Redaksia

Liderët më të suksesshëm, 4 këshilla për drejtuesit

  Liderët më të mirë janë ata që kanë vendosmërinë për të...
Read More