Koreanja e bukur i rrëmben zemrën, ish-Kancelari gjerman martohet për të 5-ën herë

Një ceremoni martese me 150 të ftuar në hotelin prestigjioz Adlon në Berlin, pranë portës së Brandeburg: Në këtë mënyrë kremton martesën e tij të pestë ish-kancelari gjerman socialdemokrat Gerhard Schröder.

74 vjeçari ka lidhur kurorë me koreanojugoren Kim So-Yeon, 49 vjeçe.

 

Në listën e të ftuarve janë emra si Presidenti i Republikës federale dhe kolegu i Partisë Frank-Walter Steinmeier, ish ministri i jashtëm Sigmar Gabriel, dhe këngëtari i grupit legjendar Skorpion, Klaus Meine.

Por të ftuar janë gjithashtu dhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe presidenti rus Vladimir Putin, një mik i vjetër i tij, por që nuk do të jetë i pranishëm sipas mediave gjermane.

Schröder dhe partnerja e tij janë celebruar katër muaj më parë në Korenë e Jugut.

Image result for Gerhard Schröder Kim So-Yeon

Image result for Gerhard Schröder Kim So-Yeon

Shkruar Nga
More from Redaksia

Alketa Vejsiu me look të ri

  Moderatorja e njohur e ekranit Alketa Vejsiu ka vendosur të ndryshojë...
Read More