Kreditë e buta, bonusi i qirave e përmirësimi i kushteve të banimit-Çfarë parashikohet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm e në vijim

Duke nisur nga viti i ardhshëm, në programin buxhetor afatmesëm 2019-2021, parashikohet mbështetja e rreth 3280 familje të pastreha nëpërmjet skemës së kredive të subvencionuara nga shteti.

Sa i përket familjeve të pastreha që përfitojnë bonus qiraje, në program parashikohet një rritje e konsiderueshme e numrit të tyre, nga 381 përfitues në vitin 2018 në 1009 përfitues në vitin 2021.

Po ashtu, në dokumentin e qeverisë shkruhet se do të ketë edhe një rritje të numrit të familjeve që do të përfitojnë nga programi i përmirësimit të kushteve të banimit, ku numri i përfituesve parashikohet të shkojë në 1318 familje gjatë periudhës 2019-2021.

E sa i përket familjeve që përfitojnë banesa sociale me qira në objekte të adaptuara, numri parashikohet ë rritet me 260 familje përgjatë periudhës 2019–2021./SCAN

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Revista ‘Polis’ UET: Shkenca shqiptare me standarde ndërkombëtare

Me një bord këshillimor ndërkombëtar, me standarde të larta cilësie në përzgjedhjen...
Read More