Krimi makabër: Qeveria duhet t’u kërkojë falje prindërve të Suzanës

Një 14-vjeçare, e quajtur Suzana, u gjet e vdekur dy ditë më parë në Gjermani. Ajo ishte përdhunuar dhe më pas ishte masakruar nga një azilkërkues nga Iraku. Atij i ishte refuzuar azili në Gjermani, megjithatë nuk ishte deportuar. Pas krimit të rëndë, ai mendohet se është arratisur për në vendin e lindjes. Ky editorial është publikuar nga gazeta më e madhe, Bild

E vetmja gjë më e keqe se vrasja e një fëmije, është vrasja e një fëmije nga një autor, që nuk duhej të ishte në vendin tonë.

Nëse prindërit humbasin fëmijën e tyre nga një akt kaq i tmerrshëm, shteti duhet që me bindje të plotë t’u thotë atyre: Çdo ditë kemi bërë gjithçka mundemi për të mbrojtur fëmijën tuaj.

A mund ta bëjë shteti këtë?

Jo, nuk mundet. Gjatë muajve të fundit janë vrarë shumë fëmijë nga njerëz që nuk duhej të ishin në Gjermani. Njerëz që nuk kanë asnjë të drejtë në sistemin tonë të drejtësisë, njerëz që nuk duhej të ishin këtu, por ishin. Njerëz, që kanë gënjyer dhe mashtruar këtë shtet, e megjithatë ishin sërish këtu. Kriminelë, që duhej të ishin deportuar, por ishin sërish këtu.

Kështu ndodhi edhe me vrasësin e dyshuar të Suzanës. Ali Basharit nuk i ishte pranuar kërkesa për azil që në vitin 2016. Megjithatë ai qëndroi- si shumë të tjerë. Ishte akuzuar për vjedhje, kishte sulmuar policët, ishte përfshirë në një sulm me thika.

Kishte pështyrë mbi mikpritjen dhe bujarinë tonë, megjithatë shteti nuk ishte shqetësuar. Ai u largua- krejtësisht i pashqetësuar- vetëm kur duhej të ikte.

Kriminelë si këta janë eksploziv për shoqërinë tonë. Sepse ata janë prova e hidhur se ky shtet nuk ka më kontroll të mjaftueshëm mbi ata që jetojnë brenda kufijve tanë.

Dhe po, sigurisht që ka kriminelë gjermanë. Por ky është krahasimi më idiot në raste të tilla. Reagimi më normal i njerëzve është ky: Çdo krim është i tepërt. Dhe ne nuk kemi nevojë për kriminelë që nuk kanë të drejtë të jenë në Gjermani.

Në Gjermani nuk funksionon kontrolli i emigracionit dhe deportimi. Nëse nuk rregullohet shpejt, besimi te shteti ynë ka rënë.

Më 23 maj, ky shtet, të cilit i kemi besuar fëmijët dhe veten, e la në baltë Suzanën. Kjo çmenduri vrasëse duhet të marrë fund.

Dhe qeveria duhet të ketë ndershmërinë që të paktën të kërkojë falje përpara familjes së pikëlluar të Suzanës, të cilën e la në baltë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

VOA/ Rritja e ndikimit të Erdogan në Shqipëri dhe në Ballkan

Turqia po e zgjeron ndikimin ekonomik dhe kulturor në vendet e Ballkanit...
Read More