Ku ndodhet Elvana Gjata pas ngjarjes së bujshme në Bllok

Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata është shpallur prej ditësh në kërkim policor për vrasjen e ndodhur më 4 tetor, në ish-zonën e Bllokut ku u përfshi edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, që po ashtu është i kërkuar për ngjarjen.

Sipas mediave sistemi TIMS ka verifikuar se Elvana Gjata është larguar nga vendi pak orë pasi ka ndodhur krimi, pa dhënë shpjegime në polici. Ajo është larguar nga Shqipëria rreth orës 5:00 të mëngjesit të së premtes, disa orë pas vrasjes së Fabian Gaxhës.

Sipas policisë, këngëtarja është nisur drejt Austrisë dhe më pas sipas të dhënave ajo ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ndodhet aktualisht.

Të afërm të Gjatës thonë se këngëtarja e kishte planifikuar udhëtimin para ngjarjes sepse kishte një koncert dhe nuk ka pasur si qëllim të largohet nga hetimet e policisë Dëshmia e saj është shumë e rëndësishme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve Elvana Gjata nevojitet të sqarojë bisedën me të dashurin e saj, që e acaroi atë. Prandaj ajo është shpallur në kërkim dhe kërkohet shoqërimi i saj për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Kumbari shqiptar”, në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Belgjika

Tre emra të rinj u shtuan mëngjesin e kësaj të marte në...
Read More