Kur martohen surrelsat a ju ftojnë në dasmë? Linda zbulon çfarë ndodhi para disa ditësh….

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’, ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Një nga fëmijët e ka pyetur Linda Ramën nëse kryeministri Rama është nevrik në shtëpi.

Kush e ka në të vërtetë rrogën më të madhe, ti apo ai Edi?

Familja bëhet me dashuri, dhe punë, të gjithë duhet të kontribuojnë.

Pyetja ishte kush e ka rrogën më të madhe?

Nuk ka rëndësi kush e ka rrogën më të madhe, por ka rëndësi të kontribuosh në familje.

E di rrogën e Edit?

Sigurisht që e di, por nuk mund të them shifra të sakta se ju jeni fëmijë të vegjël…

Fëmija: Në televizor është shumë nevrik, po në shtëpi?

Linda Rama: Është i vërtetë, edhe kur qesh, edhe kur këndon, edhe kur i bie dajres.

E njeri prej tyre i tha: “Une dua te ze vendin e Sali Berishës. Sali Berisha me dy gishta”.

Ja si ia ktheu Linda: More Sali i vogël, të ta jap pak dorën unë ty, gëzohem shumë që u takuam.

Alketa: Familja e tij voton për zotin Berisha e kemi gjysëm tropojan, gjysëm tirons.

Fëmija: Si është të jesh gruaja e kryeministrit, hall apo qejf?

Linda: Ti mund të behësh kryeministër dhe gazetar mund të bëhesh, është super pyetje”.

Fëmija: Po unë s’të bëra këtë pyetje

Linda: Hall nuk është, e sigurt që nuk është. Se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash.

Fëmija: Çfarë do bëje për popullin po të ishe kryeministre?

Linda: Nuk do bëja aq sa bën Edi, por se kam menduar ndonjëherë. Por po të jem për një minutë… do ti jepja një vëmendje të posaçme fëmijëve, do modernizoja sistemin arsimor për grupmoshën deri në 10 vjeç. Fëmijët janë e vetmja Europë që kemi mes nesh.

Fëmija: A qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?

Linda Rama: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë.

Nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes dhe shtëpia e kryeministrit e cila është ndërtuar jashtë Tiranës, në Surrel.

Alketa Vejsiu ka pyetur Lindën nëse banorët e Surrelit i ftojnë në dasma tashmë që është dhe sezoni ku shqiptarët martohen më së shumti.

‘Po para disa ditësh ishte një dasmë. Po dhe kemi marrë pjesë në disa dasma atje’ ka pohuar Linda.

Ajo ndër të tjera ka thënë se gjithmonë banorët rreth e rrotull e përshëndesin gjithmonë kur e shohin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Do të befasoheni me regjimin e tij: Një ditë nga jeta e aktorit të njohur

  Mark Wahlberg është një nga aktorët më të njohur dhe të...
Read More