Kush është Alban Mollaymeri, porositësi i Toyotave ku u gjetën 3.4 MILION EURO, pronar i…

Alban Mollaymeri rezulton porositësi i makinave të ngarkuara me para që u sekuestruan në Durrës ditën e djeshme.

Ndryshe nga sa u pretendua dje se makinat ishin porositur nga një biznesmen kosovar, rezulton se ato janë të porositura nga Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash modest në zonën e bregut të lumit në Tiranë. Gjithashtu mësohet se origjina e makinave ka qenë Gjermania dhe jo Belgjika.

Sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar nëse kompani ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave. Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove apo persona të tjera fshihen pas tyre.

Veprimet e para për këtë dosje hetimore janë kryer nga prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e PD, por më pas ëhstë vendosur tranferimi i dosjes.

Sot mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës pranë prokuorisë për krimet të rendë në Tiranë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Si sot 107 vite më parë lindi Gonxhe, shqiptarja më e famshme e botës

Si sot 107 vite më parë në një familje shqiptare në Shkup...
Read More