Kush është biznesmeni Edi Lika, u shoqërua dje në Durrës për Tojotën me miliona euro. Arrestohet edhe Alban Mollaymeri…

“Fax News” raporton se janë arrestuar katër shtetas lidhur me Tojotat me miliona euro që u kapën dje në Durrës.

Kështu personat që janë arrestuar janë: Alban Mollaymeri (biznesmeni që do merrte makinat), Agim Çeka, Edi Lika dhe Klevi Lika.

Po ashtu janë të shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, të cilët policia i identifikon me inicialet A.I dhe E.I.

Zbulohet emri i personit qe porositi makinat, brenda të cilave u gjetën 3.4 mln euro. Alban Mollaymeri është porositesi i mjeteve, raporton gazetari i Panorama.

Identiteti është zbuluar nga praktika e agjencisë së transportit. Mësohet se makinat janë blerë në Gjermani te koncesionari “Doçi”. Tashmë policia do të hetojë nëse personi porositës i makinave ka lidhje apo jo me shumën e parave.

Zbulohet shuma e parave 

Gazetari i Panorama bën me dije se nga burime nga grupi i hetimit bëhet fjalë për 3.470 mije euro. Paratë u numëruan pa makineri numërimi dhe nga analiza që u është bërë, nuk rezultojnë false.

Hetuesit thone se eurot u gjetën me katër thasë të vegjël në dy mjete Toyota, që ishin ngarkuar me shtatë mjete të tjera per transport.

Mjetet, sipas hetimeve vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit te Interpol Romës.

*************************************

Ka dalë fotoja e biznesmenit Edi Lika që u shoqërua dje në Durrës, për shkak se në një nga mjetet që kompania e tij po transportonte nga Belgjika për në Durrës u gjetën të fshehura miliona euro.

Ka qenë deputeti i PD-së Ervin Salianji ai që ka publikuar fotot në Komisionin e Shëndetësisë.

Pak minuta më parë në një dalje për mediat ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se pas kësaj porosie fshihet Taulant Balla.

‘’Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme, aktive në Elbasan, por dhe në të gjithë Shqipërinë. Taulant Balla kishte për të siguruar hyrjen pa problem të këtyre parave në Shqipëri. Është dekonspiruar plani i Ballës dhe i strukturave brenda Policisë së Shtetit për të çuar këtë bashkëpunim të bandave të Elbasanit deri në fund.

Balla merret me pastrimin e parave të drogës. Kanë kaluar te heroina e kokaina dhe pastrimi i parave të pista. 1.5 mln euro ka qenë pakti, marrëveshja është garantuar nga Tualant Balla, ky ka hyrë garant. Për këtë jam i sigurt, do ta vërtetojnë faktet. Ku do shkojnë këto para? Çfarë e lidh Tahirin, Xhafajn, Ballën, përveç Edi Ramës. Pastrimi i parave, ndërtimi i kullave.

Pesë banda kriminale dhe pesë oligarkë kontrollojë gjithë ekonominë, vendi është i pashpresë. Kanë kaluar nga kanabisi i Tahirit te heroina e kokaina e Xhafajt. Këto para do të shkojnë te kullat e Erion Veliajt’’, u shpreh Balla.

*************************************

Sekuestrimi i sasisë rekord të mbi 3.7 milionë eurove në portin e Durrësit në dy makina ‘Toyota Yaris’ ka vendosur në lëvizje autoritetet shqiptare, ndërsa pritet që të ngjallë edhe debat të fortë politik, pasi ishte Basha ai që e dekonspiroi operacionin tre ditë përpara.

Në kuadër të hetimeve mësohet se prokuror i dosjes është Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Bujar Nishani ndonëse nuk ka post në Partinë Demokratike, vijon të jetë mjaft afër kryesisë dhe një zë i fortë kundër qeverisë Rama në shumë çështje. Angazhimi i Bujar Nishanit në strukturat e PD është intensifikuar kohët e fundit.

Ndërsa mbetet për t’u zbuluar pse lideri i opozitës Lulzim Basha e ka dekonspiruar operacionin në Kuvend tre ditë më parë duke shkatërruar hetimet dhe njoftuar porositësit e mjetit.

Në fakt nëpërmjet deklaratës së Lulzim Bashës, destinuesi i shumës së parave, që me shumë mundësi ka origjinën nga trafiku i drogës është lajmëruar dhe ka marrë masa për të shmangur drejtësinë duke mos shkuar për t’i tërhequr.

Një skandal që patjetër do të prodhojë debat të ashpër politik por edhe hetimet nga autoritet për të identifikuar burimin e informacionit që ka rrjedhur në duart e Lulzim Bashës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Presidenti paguan mbi gjysmë milionë euro për takim me Trumpin

Gjithsej 517 mijë e 198 euro e 56 cent para të buxhetit...
Read More