Kush është i lumtur, nuk flet keq për të tjerët

thshth

“Kush i dedikon kohë vetes për t’u përmirësuar, nuk ka kohë për të kritikuar të tjerët”. Nënë Tereza

Në jetë, disa gjëra janë rraskapitëse, ashtu siç është të dëgjosh një person të kritikojë dhe të ankohet gjatë gjithë kohës. Përveçse na bëjnë të jetojmë në një pusi sjelljesh negative, në fund na bën të ndihemi keq e më keq. Në fund të fundit, fjalët dhe qëndrimet e një njeriu që ndërhyn vazhdimisht, bëjnë që mendja jonë të arrijë deri aty sa të zbrazet, madje të ndihet e shkatërruar.

Kur gjendemi në situata të kësaj natyre, kemi dy mundësi: të largohemi nga këta persona apo të përpiqemi t’i ndihmojmë ata. Fakti është që, siç e thotë edhe një thënie e Nënë Terezës, “nuk ka shenjë më të sigurt sesa varfëria emocionale dhe jetësore e një personi, i cili i kushton kohën e tij angazhimeve për të kritikuar të tjerët”.

Nëse kemi në krah një njeri që i pëlqen të kritikojë, duhet të tregohemi të kujdesshëm mbi aftësitë e tij për të dëmtuar emocionet tona, sepse mund të shkaktojë një çekuilibër jo indiferent në mendjet tona.

Në këtë kuptim, të jetosh në paqe nuk ka asnjë çmim, ndaj nevojitet gjithnjë mbrojtja e hapësirës fizike dhe psikologjike. Duhet të krijoni një mburojë kundër kritikave jo shkatërruese, për aq sa fjalët lëndojnë nga personi që i thotë dhe mënyra sesi i thotë.

Atë që të tjerët thonë për ju është realiteti i tyre dhe jo i juaji. Ata kanë njohuri për emrin tuaj, por jo për historinë tuaj, nuk kanë jetuar në lëkurën tuaj, nuk veshin këpucët tuaja. E vetmja gjë që të tjerët dinë për ju është ajo që ju i keni thënë apo kanë hamendësuar për ju, por nuk njohin as engjëjt, dhe aq më pak demonët tuaj.

Ka njerëz që, me qëllime dashakeqe apo pa asnjë lloj kriteri, japin opinionin e tyre në çfarëdolloj rrethane, pa e kërkuar kurrkush mendimin e tyre. Qëllimi i këtyre kritikave të maskuara është që të plagosë, përbuzë dhe të gëzohen me shqetësimin e të tjerëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

David Beckham në përvjetorin e UNICEF në New York

Ai njihet si futbollist dhe për karierën muzikore të të birit, por...
Read More